Mashtronte e shiste vajzat për prostitucion, në kërkim gruaja në Shkodër.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 12:55

Një grua nga Shkodra është shpallur në kërkim nga policia lokale pasi akuzohet se mashtronte vajza nga kjo zonë të cilat “i shiste” në Kosovë për shfrytëzim prostitucioni.
Lajmi u bë i ditur nga burimet zyrtare që thanë se me datën 21. 02. 2014, filloi procedimi penal dhe u bëshpallja në kërkim e shtetases Pranvera C., vjeç 44, banuese në Shkodër.
Sipas policisë, procedimi ndaj saj filloi pasi ka mashtruar një shtetase për ta martuar në Kosovë, por pasi e ka dërguar atje ja ka shitur shtetasit Kosovar M. H., në qytetin e Pejës për qëllim prostitucioni.
Materialet Prokurorisë neni 110/a. Shtetaja Pranvera C., është deportuar sot nga Policia e Kosovës në Vendkalimin Kufitar Morinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.