Gjirokastër, bllokohet 1 ton drogë, arrestohet shoferi i kamionit, oficer policie.

Një tjetër operacion i koduar Ujvara , është zhvilluar në orët e mbasdites së datës 22.02.2014, nga Sektori Kundër Narkotikëve , në aksin rrugor Gjirokastër – Memaliaj.
Si rezultat i aksionit u bë i mundur bllokimi i një kamioni me targa AA308 FX, që drejtohej nga shtetasi Ardjan Serezi ,45 vjec nga Tirana.
Kamioni ishte i ngarkuar me thasë plasmasi të mbushur me pleh organik , ku poshtë thasëve me pleh kishte një shtresë plehu rifuxho që shërbente për të mbuluar pakot me lëndë narkotike, rreth një tonë Mariuanë.
Mariuana është blerë në Lazarat dhe me destinacion përfundimtar Italinë.
Po vijon puna për numërimin e pakove dhe peshimin e lëndës narkotike si dhe vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Add new comment