Ristani: Krimi po vret çdo ditë, qeveria asnjë reflektim.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 06:28

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e kriminalitetit në vend gjatë kësaj jave përfshirë vrasjet dhe aksidentet rrugore.
Deputeti i kësaj partie Arben Ristani u shpreh se brenda tre ditës janë vrarë 5 persona, ndërsa sipas tij nga qeveria nuk ka asnjë reflektim.

“Bilanci i kriminalitetit në javën që po mbyllim është tragjik. Për tre ditë janë shënuar 5 viktima. PD vazhdon të bëjë prezent shqetësimin e madh të saj por edhe të gjithë shqiptarëve nuk vihet re asnjë lloj reflektimi nga qeveria apo ministri i Brendshëm. Bashkëpunim serioz me gjithë faktorët e shoqërisë duhet të ishte kërkuar.”- u shpreh Ristani.

Ai theksoi se mijëra qytetarë dolën në protestën e opozitës në datën 20 shkurt edhe për rritjen e pasigurisë në vend.
“Me mijëra qytetarë protestuan bashkë me opozitën edhe për rritjen e pasigurisë. Ministrit të Brendshëm i pëlqen të shfaqët me syzet të errëta dhe radio në dorë dhe të inspektojë protestën nga tarraca e Kryeministrisë njëlloj si inspektori gaxhet. Ke përgjegjësi të plotë për pasigurinë në vend.”- u shpreh Ristani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.