Lungomare, fotoja e shëtitores së re të Vlorës.

Postuar në 22 Shkurt, 2014 12:45

Vlora tashmë ka një projekt konkret që pritet të tjetërsojë vijën bregdetare, por dhe vetë qytetin. Kjo është fotoja e një prej planeve të shëtitores së re.
Nga pjesë të ndara plazhi që sot emërtohen,  i ri dhe i vjetër, pas vjeshtës së këtij viti një shëtitore  6. 3kilometër do të eliminojë kufijtë mes plazheve, ndotjen dhe kaosin duke sjellë një imazh të ri për bregdetin.
Referuar projektit të studios fituese belge, shëtitorja e bregdetit të Vlorës do të nisë nga pylli i Sodës në jugperëndim të qytetit dhe përfundon në zonën e Ujit të Ftohtë pranë tunelit. Arkitekti vlonjat, Piro Stefa, tregon se projekti fitues ishte zgjedhja e duhur për Vlorën. Koncepti i studios belge nuk krijon kontraste me pjesën tjetër të qytetit madje “Lungomare” pritet t’i japë zhvillim gjithë Vlorës.
Një dite pas shpalljes së projektit fitues, banorët Vlorës që në fundjavë më së shumti i gjen përgjatë bregdetit shprehen optimistë, por kërkojnë që ai të zbatohet sa më shpejt. Projekti për shëtitoren bregdetare të Vlorës do të përfshijë një sipërfaqe prej 100 hektarësh. Ajo është konceptuar në funksion vetëm të qytetarëve dhe pushuesve.
Përgjatë saj do të ketë zona të veçanta argëtimi për fëmijët dhe grupmosha të tjera. Ndërsa gjelbërimi me pemë të llojeve dhe gjatësive të ndryshme, do të jetë në gjithë gjatësinë e shëtitores dhe në çdo stinë të vitit. Qeveria ka parashikuar që projekti “Lungomare”  të jetë gati në sezonin turistik të 2015.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.