Tiranë, arrestohet me armë “anëtari i Bandës së Durrësit”.

Arrestohet nga Policia e Tiranës 33-vjeçari Indrit Rusi, i cili dyshohet të jetë pjestar i bandës së Durrësit.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së Tiranës që thanë se i riu është vënë në pranga pranë digës së liqenit artificial.
Në momentin e arrestimit Indrit Rusit i është gjetur një pistoletë e tipit “Glock” dhe një krëhër me 15 fishekë.
Forcat e komisariatit numër dy në Tiranë që kanë kryer arrestimin e tij duke e konsideruar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Aksioni është koduar “Telefonata e fundit”.
Burime të policisë kanë thënë se i riu ka qënë pjesë e Bandës së Durrësit, për 4 prej të cilëve Gjykata ka dhënë dënim me burg të përjetshëm.
Kjo bandë u krijua në 1994 dhe pjestarët e saj akuzohen për disa vepra të rënda penale. Ndërsa mbetet për tu sqaruar roli i Indrit Rusit në kuadër të kësaj bande kriminale
Add new comment