Student në dy universitete njëherësh, MASH: Njëra diplomë s`do njihet!

Studentë që ndjekin dy universitete njëherësh, njëra nga diplomat nuk do tu njihet. Konfirmimi vjen nga Ministria e Arsimit, ku thuhet se, “nëse ndiqni dy Universitete njëkohësisht në publik, privat apo të alternuar, diploma e njërit prej tyre nuk do t’u njihet”.
Gjatë procesit të regjistrimit shumë të rinj kanë rezultuar se ndjekin njëkohësisht dy Universitete. Krerët e Ministrisë së Arsimit kanë nisur verifikimet në institucionet e arsimit të lartë, ndërsa u deklarojnë studentëve se një nga dy diplomat nuk do t’u regjistrohet, pra del e pavlefshme.
Nuk dihet numri i saktë i studentëve që ndjekin dy Universitete njëherazi. Megjithatë burime nga dikasteri i arsimit bëjnë të ditur se janë shumë të rinj që një Fakultet e kryejnë në shtetëror dhe paralel me të ndjekin një degë tjetër, kryesisht part time në Universitet privat.
Add new comment