Protesta e opozitës, nisen autobuset nga Korça.

Protestës së opozitës do ti bashkohen edhe qindra mbështetës të së djathtës nga Korça. Mengjesin e sotëm rreth 1000 persona janë nisur të organizuar nga strukturat e PD drejt kryeqytetit për të dhënë suportin e tyre në këtë marshim masiv. Në orën 9 :00 3 autobusë dhe dhjetra mjete janë nisur nga qendra e qytetit të Korçës ndërkohë që sipas të dhënave edhe nga komunat e këtij rrethi janë nisur disa autobusë me simpatizantë. Ata janë shprehur se në simbolikë të kësaj date do të udhëtojnë drejt Tiranës për tiu përgjigjur thirrjes për një tubim paqësor dhe të drejtë
Vetëm një ditë më parë kreu i PD Lulëzim Basha u bëri thirrje nga Korça të gjithë qytetarëve që ti bashkoheshin protestës që mbahet sot në Tiranë.
Add new comment