Policia e Lezhës flet për atentatin me dy të vrarë.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 16:56

Rreth orës 20.30, është marrë informacion në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë, se në fshatin Pllanë, komuna Zejmen-Lezhë, në vendi e quajtur poshtë Urës së Vjetër të Matit, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit veturë wolxvagen, tipi golf 5 me targa AA 047 DB, ku për pasojë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit:

Taulant P., rreth 27 vjeç,
Klodian N., rreth 28 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Aurel P., rreth 25 vjeç, të tre banorë të fshatit Pllanë-Lezhë.

Me të marrë informacion për ngjarjen forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje ku janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje si dhe është ngritur grupi hetimor i cili nën drejtimin e prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon në mënyrë intensive për dokumentimin ligjor, sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.