Vrasja e dyfishtë në Milot, 10 të shoqëruar në polici, dyshohet për ngaterrëse në objektiv.

Dhjetë persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot.
Burime zyrtare të policisë kanë thënë se gjatë hetimeve për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë ku humbën jetën Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi, janë shoqëruar ditën e sotme nga blutëm, rreth 10 persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. i plagosur mbeti edhe Aurel Prendi vëllai i njërit prej të vrarëve.
Sipas policisë viktimat dhe i plagosuri dyshohet të jenë qëlluar nga dy persona. Forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle në gjithë zonën për kapjen e autorëve.
krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Milot. Persona ende të pa identifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit tip ‘Golf 5’ me targë AA047VM .
Nga plumbat humbën jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe është plagosur Aurel Prendi 21 vjeç. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjeti një pistoletë dhe një kallashnikov të cilat i sekuestroi në cilënë e provës materiale.
Sipas policisë 21-vjeçari Aurel Prendi është vëllai i viktimës Taulant Prendi. Vëllezërit Prendi njihen në zonë si persona jo problematike që zotërojnë një punishte guri oxhaqesh.
Add new comment