Marshimi i PD, akuza Ramës për legalizimet dhe shkarkimet në administratë.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:51

Një punonjëse e shkarkuar e administratës dhe një banor i Paskuqanit që pret legalizimin e banesës, nisën protestën e opozitës me fjalimet e tyre para kryeministrisë.
Një grua e larguar nga puna tha se ka dalë në protestë si shumë punonjës të tjerë të larguar nga puna në mënyrë arbitrare.
Petriti, banor nga Paskuqani tha se prêt legalizimin e banesës së tij dhe deri tani qeveria Rama nuk ka bërë asgjë edhe pse premtoi legalizime falas.

Një shofer furgoni nga Elbasani, mbajti fjalimin e radhës duke thënë se ishte i vetmi i punësuar që siguronte të ardhura në familjen e tij.
Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për vendimin e ndalimit të furgonëve duke thënë se qeveria e la pa punë dhe pa të ardhura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.