Rama: Të gjitha portet e Shqipërisë, janë edhe të Kosovës.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 05:58

Kryeministri shqiptar, nuk e sheh të nevojshme të merret shumë me Sali Berishën. Megjithatë ka ca gjëra, që sipas tij, ende duhet përmirësuar pas qeverisjes disa vjeçare të rivalit të tij politik si p.sh, projekti i portit të Shëngjinit, që ish-kryeministri shqiptar e quante “Porti i Kosovës” edhe pse asnjëherë nuk u bë asgjë nga kjo punë.
Kur Edi Rama erdhi në Kosovë, për të promovuar librin e tij “Kurban”, pjesa më e madhe i kaluar duke i sqaruar ato siç i quante ai “gënjeshtrat e Sali Berishës për të dhe socialistët shqiptar”.
Gati tre vjet më vonë i bindur se Kosova tashmë e ka kuptuar të vërtetën, kryeministri shqiptar derisa flet për “Zërin, tash nuk e sheh më të nevojshme të merret me asnjë deklaratë të Berishës.
“Të gjitha portet e Shqipërisë janë edhe portet e Kosovës”, ka thënë ai. Rama i bëri këto deklarata në një intervistë për të përditshmen “Zëri” që botohet në Kosovë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.