Vrasja e dyfishtë në Milot, 10 të shoqëruar në polici, dyshohet për ngaterrëse në objektiv.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 03:11

Dhjetë persona janë shoqëruar nga policia në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot.
Burime zyrtare të policisë kanë thënë se gjatë hetimeve për zbardhjen e motiveve të ngjarjes së rëndë ku humbën jetën Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi, janë shoqëruar ditën e sotme nga blutëm, rreth 10 persona që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes. i plagosur mbeti edhe Aurel Prendi vëllai i njërit prej të vrarëve.
Sipas policisë viktimat dhe i plagosuri dyshohet të jenë qëlluar nga dy persona. Forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle në gjithë zonën për kapjen e autorëve.

krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Milot. Persona ende të pa identifikuar u kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit tip ‘Golf 5’ me targë AA047VM .
Nga plumbat humbën jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe është plagosur Aurel Prendi 21 vjeç. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku gjeti një pistoletë dhe një kallashnikov të cilat i sekuestroi në cilënë e provës materiale.
Sipas policisë 21-vjeçari Aurel Prendi është vëllai i viktimës Taulant Prendi. Vëllezërit Prendi njihen në zonë si persona jo problematike që zotërojnë një punishte guri oxhaqesh.

mësohet se 21-vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën. Dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre ishin duke u kthyer në shtëpi në momentin që u është zënë pritë në hyrje të qytetit të Lezhës dhe janë qëlluar me breshëri automatiku.
Policiaka dyshime se ngjarja mund të jetë një ngatërresë në objektiv pasi viktimat nuk udhëtonin me makinën e tyre. Sipas policisë, autorët e krimit duket se kanë ngatërruar objektiv pasi dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e makinës që ua kishte lënë automjetin në përdorim viktimave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.