Turma në Bulevard, Tahiri inspektim mbi godinën e Kryeministrisë.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 07:45

Turma nis vershimin drejt Bulevardit

Turma e simpatizanteve te opozites ka nisur vershimin nga Bashkia e Tiranes drejt Bulevardit Deshmoret e Kombit. Simpatizantët e opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skëndërbe”. Një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhen rreth monumentit të kalit të Skëndërbeut  ndërsa të tjerët rreth Bashkisë së Tiranës. Me pankarta në duar ata po thërrasin kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Turma mberrin afer Kryeministrise

Grupi i protestuesve ka kaluar permes bulevardit, perpara Hotel Dajtit dhe tanime po mberrin ne afersi te godines se Keshillit te Ministrave. Deri me tani nuk raportohet te kete incidente. Ministri i Brendshem Saimir Tahiri eshte pare mbi godinen e Kryeministrise.

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha kane mberritur ne krye te turmes ne ambientet perpara selise se Keshillit te Ministrave. Pritet qe tanime me mbledhjen e turmes Basha ti drejtohet te pranishmeve me nje fjalim te rastit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.