Arkiv-Lajme të përditësuara
Amnistia fiskale, Drejtoria e tatimeve: Janë falur 5 mld lekë
Falja e detyrimeve tatimore të bizneseve që kanë aplikuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve llogaritet 5 miliardë lekë nga data 18 maj kur hyri në fuqi ligji për "Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor".
Ndërsa burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve thanë se bizneset po nxitojnë për të përfituar nga amnistia fiskale, pas vendimit të qeverisë për ta shtyrë këtë nismë edhe 3 muaj të tjerë.
Një strehë për të braktisurit
Janë rreth 75 fëmijë, burra e gra që prej disa muajsh jetojnë në çadra, një pjesë e të cilave janë shkatërruar nga shiu dhe erërat.
Nuk kane ku te qendrojne dhe s'kane asgje mese te ushqehen. Femijet jane te semure, pasi qendrojne neper rruge duke lypur
Zhvlerësohet leku, emigrantët sjellin më pak valutë
Viti i ri duket se do të nisë me një euro të fortë ndaj monedhës kombëtare. Muaji dhjetor filloi me një euro, që po humbiste vlerë, duke i dhënë përparësi terrenit që po fitonte leku. Kur dhe pritej që në tregun e këmbimit të monedhave në vend të rritej disi sasia e euros, dhe rrjedhmisht të ulej vletra e saj, ndodhi e kundërta. Në fillimt të muajit dhjetor, Banka e Shqipërisë dha kursin e këmbimit prej 138 lekë e 25 qindarka, ndërkohë që vlera në fund të muajit ishte rreth 70 qindarka më e lartë.
Qeveria “ndëshkon” invalidët
Viti 2011 po mbaron me një surprizë të hidhur për shtresat më nevojtare të shoqërisë, invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar.
Do paguajnë gjakun, urdhër i ri për spitalet private
Spitalet private do të paguajnë gjakun, që marrin në të vetmin institucion shtetëror, në Qëndrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Nëpërmjet një urdhëri të ri të Ministrisë së Shëndetësisë spitalet private do të paguajnë koston e materialeve, e cila shkon jo pak po 6 mijë e 5 qind për çdo qese.
Deri tani, sipas drejtorit të politikave pranë ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, në vendin tonë nuk ekziston ende asnjë institucion privat, që merret më mbledhjen e gjakut.
70 % me probleme mendore, nga 5000 të burgosur, 1000 "psikopatë"
Rreth 70 përqind e të burgosurve shqiptare mund të konsiderohen me probleme psikopatologjike, kjo dhe për shkak të shumë faktorëve socialë, të cilët ndikojnë në sistemin penintenciar në vendin tonë. Në raportin më të fundit të Institutit Europian të Tiranës, mbi nivëlin e sëmundjeve mendore në sistemin e burgjeve në Shqipëri, eksperti psikiatër, Nazmi Shtino, tha se këta persona mund të konsiderohën me probleme, kjo dhe për shkak të qëndrimit të tyre në burg por edhe paranojës, që ata mund të krijojnë gjatë jetësës së tyre në këto institucione.
Flamuri shqiptar në faqen e presidencës malazeze
Hakerët kanë sulmuar mbrëmë web-faqen zyrtare të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, duke vënë në të flamurin shqiptar, muzikë shqiptare dhe mesazhe si: “Shqiptarët nuk janë terroristë, por viktima”.
Në faqen e njëjtë është vënë edhe kërkesa që Tuzi i Malësisë të bëhet komunë, pasi, siç kanë vënë në dukje sulmuesit, “kjo është e drejtë e tyre”.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh nga Ulqini, i cili ka lënë mesazhin në pjesën e poshtme të ueb-faqes së sulmuar.
Peniani shuan shpresat: Mos prisni ndryshim
Monti: Italia nuk do të bëhet si Greqia
Kryeministri i Italisë, Mario Monti, u shpreh për nevojën e një “përgjigje të bashkuar”, për zgjidhjen e problemeve të krizës së borxheve në Eurozonë.
Në një fjalim përpara parlamentit, gjatë së enjtes, Monti paraqiti edhe planin e tij për vitin e ardhshëm, i cili duhet të nxjerrë Italinë nga recensioni.
Chavez: Konspiracioni i Amerikës na sëmuri me kancer
Hugo Chavez, presidenti socialist i Venezuelës, nuk i kursen akuzat kundër Shteteve të Bashkuara edhe në forma nga më të çuditshmet madje. Ndërsa ka treguar solidaritet për Presidenten e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirchner, e cila vuan nga kanceri në tiroide, Chavez ka artikuluar edhe mundësinë e një konspiracioni amerikan kundër liderëve të Amerikës së Jugut.