70 % me probleme mendore, nga 5000 të burgosur, 1000 "psikopatë"

Rreth 70 përqind e të burgosurve shqiptare mund të konsiderohen me probleme psikopatologjike, kjo dhe për shkak të shumë faktorëve socialë, të cilët ndikojnë në sistemin penintenciar në vendin tonë. Në raportin më të fundit të Institutit Europian të Tiranës, mbi nivëlin e sëmundjeve mendore në sistemin e burgjeve në Shqipëri, eksperti psikiatër, Nazmi Shtino, tha se këta persona mund të konsiderohën me probleme, kjo dhe për shkak të qëndrimit të tyre në burg por edhe paranojës, që ata mund të krijojnë gjatë jetësës së tyre në këto institucione. Sipas Shtinos duke iu referuar të dhënave statistikore, në burgjet e huaja rreth 20 përqind e të burgosurve kanë probleme mendore por në Shqipëri nga 5000 të burgosur 1000 të tillë janë me probleme të theksuara mendore.
Për rehabilitimin dhe përkujdesjen e kësaj kaste të burgosurish, ka dalë dhe një projekt i qeverisë për kthimin e burgut të Krujës në një spital psikiatrik. Ndonëse shifrat flasin për rreth 330 të burgosur, të cilët janë diagnostifikuar me probleme mendore, sërish burgjet shqiptare nuk kanë një institucion të posaçëm për përkujdesjen e tyre.
Jul Kasapi
Albanian Screen
Add new comment