Arkiv-Lajme të përditësuara
Shqiptarët bëhen kursimtarë
Edhe pse atmosferë festash, shqiptarët duket se nuk duan të shpenzojnë shumë. Edhe pse mund të lëvizin të lirë, pa viza për të dytin vit radhazi, të dhënat e agjensive turistike tregojnë se nuk ka rritje të numrit të shqiptarëve, që kane zgjedhur ta kalojnë Vitin e Ri jashtë Shqiperise.
Kthehen emigrantët, euro pëson sërish rënie
Euro ka pësuar rënie në tregun tonë të këmbimit, një ecuri që është ndikuar nga kthimi i emigrantëve në atdhe për festat e fundvitit. Në agjencitë valutore monedha europiane blihet me 137 lekë dhe shitet me 137,6 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 105 lekë në blerje dhe me 105,7 lekë në shitje.
Dobësimi i euros vihet re në këtë periudhë, por përvec emigrantëve këtë vit ka ndikuar edhe kriza e eurozonës dhe problemet që po kalon euro në tregjet ndërkombëtare.
QSUT burim infeksionesh, Gecaj: 50 gjoba për mungesë higjiene
Në Qendrën Spitalore Universitare shkon të kurosh një sëmundje dhe del me dy. Analizat për pastërtinë tregojnë se në mjediset spitalore dhe sallat e operacionit të kësaj qendre niveli i infeksioneve është i lartë. Kështu thonë inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës, të cilët po monitorojnë QSUT-në në lidhje me infeksionet spitalore, nivelin e higjenës por dhe pajisjen me libreza të punonjësve.
Izreali: Palestinezët nuk dëshirojnë paqe
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, akuzoi palestinezët për “minimin” e bisedimeve të paqes, duke theksuar se pretendimet e shpallura prej tyre janë të parealizueshme.
Duke folur në një takim me diplomatë izraelitë në Jeruzalem, Lieberman deklaroi gjatë të hënës se trazirat aktuale në Lindjen e Mesme e bëjnë të largët mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje.
Lëvizja e lirë, shqiptarët e Preshevës kundër taksës 60 euro
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi e cilëson të papranueshme dhe të papërballueshme për qytetarët e Luginës së Preshevës vendosjen e tarifave të reja të kalimit kufitar, sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë që nis zyrtarisht të zbatohet sot.
Siç raportojnë mediat në Kosovë, makinat e vogla që futen në Kosovë nga Serbia do të paguajnë siguracion prej 60 euro, i cili do të jetë i vlefshëm për 15 ditë.
Kore, funerali i Kim Jon-il, i izoluar
Dy delegacione jo shtetërore janë lejuar nga Seuli të udhëtojnë drejt Koresë së Veriut për të ofruar ngushëllimet e tyre mbi vdekjen e Kim Jong il-it.
Drekë festive për të pastrehët në kryeqytetin grek
Bashkia e Athinës organizoi një drekë festive për të pastrehët e qytetit dhe më të varfërit, ndërsa kriza në Greqi hyn në vitin e dytë.
Gatime dhe ëmbëlsira tradicionale u shpërndanë të paketuara për dhjetëra familje, ndërsa në sfond një orkestër interpretonte muzikë tradicionale greke. Pati nga ata që nuk nguruan të kërcejnë, duke shfrytëzuar ritmet e njohura dhe atmosferën festive në sheshin kryesor të qytetit.
Personat me aftësi të kufizuara, pa shpërblim
Këtë vit atmosfera festive ndihet tek ata që kanë mundësi për të shpenzuar, por edhe që kanë marrë dhurata apo shpërblime apo kanë korrur fitime.
Arsimi bazë, fillorja bëhet me gjashtë klasë
Arsimi bazë sërish pritet të pësojë ndryshime për sa i përket strukturës. Projektligji i sistemit arsimor parauniversitar parashikon shtimin me një vit të arsimit fillor, duke e kthyer arsimin bazë nga struktura 5+4 në strukturën e re 6+3.
Tragjedi në Korcë, vdes foshnja 4 muajshe pa ngrohje
Një foshnje katër muajshe në fshatin Zvec të Korcës, ka gjetur vdekjen si pasojë e temperaturave tepër të ulëta. Prindërit e foshnjes tregojnë se pamundësia për të siguruar ngrohjen në këto ditë të acarta e kishte kthyer vogëlushen në një paciente të rregulllt të pediatrisë, ndërkohë vetëm pak ditë më vonë ajo do të humbiste jetën.
“Këtu flinte me mua. Një dhomë kemi ku do të flinte. Gjeta nja dy drurë jashtë që i futa zjarrit, por sa do fëmija do zjarr gjithë natën. Nuk rezistoj unë dot këtu , jo më fëmija”,- shprehet e përlotur nëna e foshnjes tashmë të vdekur.