Kthehen emigrantët, euro pëson sërish rënie

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 13:06

Euro ka pësuar rënie në tregun tonë të këmbimit, një ecuri që është ndikuar nga kthimi i emigrantëve në atdhe për festat e fundvitit. Në agjencitë valutore monedha europiane blihet me 137 lekë dhe shitet me 137,6 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 105 lekë në blerje dhe me 105,7 lekë në shitje.

Dobësimi i euros vihet re në këtë periudhë, por përvec emigrantëve këtë vit ka ndikuar edhe kriza e eurozonës dhe problemet që po kalon euro në tregjet ndërkombëtare.

Kambistët shpjegojnë se këto ditë shkëmbimet valutore janë shpeshtuar për shkak të emigrantëve, por ato kanë qënë dukshëm më të ulta se një vit më parë dhe janë kryer në sasi ë pakta. Rënia e euros si pasojë e ndikimit të emigrantëve do të jetë e përkohshme dhe kjo situatë pritet të vazhdojë deri në fund të vitit.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.