Drekë festive për të pastrehët në kryeqytetin grek

Postuar në 26 Dhjetor, 2011 05:38

Bashkia e Athinës organizoi një drekë festive për të pastrehët e qytetit dhe më të varfërit, ndërsa kriza në Greqi hyn në vitin e dytë. 

Gatime dhe ëmbëlsira tradicionale u shpërndanë të paketuara për dhjetëra familje, ndërsa në sfond një orkestër interpretonte muzikë tradicionale greke. Pati nga ata që nuk nguruan të kërcejnë, duke shfrytëzuar ritmet e njohura dhe atmosferën festive në sheshin kryesor të qytetit. 

Shumë njerëz festuan pavarësisht se shkalla e papunësisë ende shënon 17.5 përqind, ndërsa taksat e larta, shkurtimet në sektorin publik dhe pensionet kanë vështirësuar jetesën, duke çuar edhe në mbylljen e 60,000 bizneseve.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.