Arsimi bazë, fillorja bëhet me gjashtë klasë

Arsimi bazë sërish pritet të pësojë ndryshime për sa i përket strukturës. Projektligji i sistemit arsimor parauniversitar parashikon shtimin me një vit të arsimit fillor, duke e kthyer arsimin bazë nga struktura 5+4 në strukturën e re 6+3.
Sipas këtij ndryshimi klasa fillore do të jetë e zgjatur në kohë për një periudhë gjashtëvjeçare, ndërkohë që tre klasat e tjera do të përmbyllin ciklin e arsimit bazë. Drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Tidita Abdurahmani na shpjegon edhe arsyet e këtij ndryshimi si dhe ndryshimet e tjera që priten të shoqërojnë reformimin e arsimit bazë.
Ky ndryshim vjen si pasojë e rishikimit të kurrikulës dhe përshtatjes së saj me kurrikulat e përparuara evropiane.
Ballkanweb.com
Add new comment