Nê BURG me vendim gjykate

Postuar në 12 Shkurt, 2025 22:04

Gjyqtari Erjon Bani ka vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, pas një seance maratonë në GJKKO të nisur që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkaq, është zëvendësuar masa e sigurisë ndaj Ajola Xoxës, e cila është lënë në "detyrim paraqitje", dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit. 

Po ashtu mbeten në fuqi masat "arrest me burg" për biznesmenin Elman Abule dhe "detyrim paraqitje" për biznesmenët: Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha.

Veliaj u arrestua të hënën me vendim të Gjykatës së Posaçme për veprën penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Seanca e sotme u shoqërua me debate, ku Veliaj iu drejtua prokurorit të çështje Olsi Dado me fjalët:

E ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë ‘do ta mbash mend’. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Tetë të hetuarit akuzohen për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe grupit të biznesmenëve pranë tij, të cilët janë pjesë e hetimit, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro.

Comments

Submitted by birinxhi (not verified) on

Shume mire i vajti, fiks mbas koke lalit. Si tha palloshi te futin ne burg pa gjyq?! cfare alucioni ne inat e siper. Gjyqi tamam pale sa ja pret faturen, mgjse nuk ben tjetri per 1M euro keshtu ... ketu e kishte hallin dhe Rama. Ja dhe gjykata e la te marinohet nja ca muaj deri sa ti dale numri.
E mire s'eshte per tua vene re PS e Rames se tek e pane vithisjen po keputin cte mundin. Te shohin mbase ngjit ndonje gje nga keto qe thone se ja ardhen zgjedhjet.

E ke personale tha Lali? Sikur te isha une do i thesha sic kane shkuar punet me juve vampira, tamam qe e kemi personale dhe do ua hame melcine te gatuar tip anadolli : arnaut-xhiger.
Juve mor lali (shumes, se jeni bande dhe per kete nuk kam dyshim) e di qe nuk e keni personale se per ju eshte biznes si dhe perdite palos eurot e kalon nga nje gol ne tjetri. Lere fitoret me PS pastaj qe e kane trashur shume zullumin. E per mua (mgjse nuk na jane kryqezuar ndonje here rruget bashke) eshte personale tek shoh se si ju mbajme ne kurriz perdite.

Keshtu qe pikes i ke rene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.