Arkiv-Lajme të përditësuara
Egjipt, ndalohet testimi i detyruar i virgjërisë
Një gjykatë në Kajro nxorri jashtë ligjit testimin e detyruar të virgjërisë, të cilit i nënshtrohen të gjitha të burgosurat në burgjet e zakonshme e kampet ushtarake.
Vendimi i gjykatës, i shpallur të martën, u motivua pas padisë publike të protestueses Samira Ibrahim. Ajo akuzoi ushtrinë egjiptiane se e detyroi t’i nënshtrohej këtij testi pasi u arrestua në demonstratat anti-qeveritare të sheshit Tahrir, në muajin mars.
Qytetarët e Shkodrës përballë vështirësive - rriten çmimet e mallrave
Atmosfera e gëzueshme e ardhjes së vitit të ri 2012 ka ditë që ndjehet në qytetin e Shkodrës. Por ajo që i shqetëson më tepër banorët e këtij rajoni në këto ditë festash është rritja e çmimeve të produkteve uhqimore.
Ndihmë për fëmijët e braktisur
Drejtuesit e Shtëpisë që kujdeset për foshnjat e braktisura nga nënat, bëjnë apel për ndihma emergjente në ushqime dhe veshje.
Rudina Hoxha, drejtoresha e Shtepise se Foshnjes, e cila ka nen kujdes 45 femije te moshes 0 deri ne 6 vjec, thote se ata kane nevoje për pelena, qumësht, biberona dhe veshje. Ajo i drejton një apel të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në mirrëritjen e ketyre femijeve.
BSH: Në vitin 2012, në qarkullim 200 lekëshe monedhë
Vitin e ardhshëm Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim për herë të parë monedhën 200 lekëshe, që deri tani ka qenë në formë kartmonedhe. Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Monedha e rë do të dalë në dy forma duke pasur si tematikë 100-vjetorin e Pavarësisë dhe kushtuar Nënë Terezës.
Institucioni mbikëqyrës bankar njofton se trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme do të jetë i lirë, me kushtin e vetëm që në pamjen kryesore të ketë të shkruar vlerën dhe në pamjen e pasme të ketë të shkruar “Shqipëri- Albania 2012”.
Vëzhguesit e Ligës Arabe nuk e ndalin masakrën në Siri
Nuk rreshtin sulmet në Siri në Homs edhe më mbërritjen e vëzhguesve të Ligës Arabe. Megjithë premtimet bërë Lidhjes Arabe udhëheqja siriane ka vazhduar shtypjen me forcë të protestave. Një ditë para afatit të shqyrtimit të situatës nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ushtria përdori përsëri tanket në bastionin e kryengritësve Homs.
Irak, Al Kaeda pas masakrave
Shteti Islamik në Irak, sic njihet ndryshe dega irakene e Al Kaedës, ka marrë përsipër online përgjegjësinë për atentatet e së enjtes së kaluar, që shkaktuan mbi 60 të vdekur dhe 180 të plagosur.
Organizata terroriste deklaron se bëhet fjalë për një fushatë kontrasti ndaj planeve hegjemonike të Iranit shiit, bën të ditur Site, qendra amerikane për mbikëqyrjen e faqeve islamike të internetit.
Në kufirin me Serbinë, mohohet shtetësia kosovare
Në kufirin e Serbisë mohet shetësia, ndaj nëse je kosovar duhet të mendosh dy herë, para se të kalosh në këtë zonë.
Agjencia e lajmeve Koha Ditore zbulon se për të kaluar në kufirin e Serbisë duhe të kesh targa serbe, përndryshe e ke të ndaluar.
Mbulimi dhe zëvendësimi i targë RKS së Kosovës me targa të Serbisë “S’” është kusht edhe për zyrtarët më të lartë të Republikës së Kosovës që duan të hyjnë në Serbi.
Papunësia në Francë, më e larta në 12 vjet
Papunësia në Francë ka qenë më e larta në Europë që kur nisi kriza e borxheve, por vitin e shkuar, numri i njerëzve të papunë shënoi një rritje mbi 5 përqind. Shifrat e reja të publikuara në Nëntor, tregojnë se 30 mijë persona i janë shtuar listës së atyre që kërkojnë punë, duke e çuar normën e papunësisë në nivelin më të lartë në 12 vjet në 9.3 përqind. Personat nën 25 vjeç dhe ata mbi 50 janë më të prekurit.
Qeveria kërkon 19 miliardë lekë borxh
Vitin tjetër, Ministria e Financave parashikon të marrë rreth 41 miliardë lekë borxh, ku gjysma pritet të sigurohet nga bankat vendase, dhe pjesa tjetër nga institucionet financiare donatore, me kushte disi më të buta.
Duke pasur parasysh rezultatet e vitit 2011, ku në shumë raste bankat u treguan më të kursyera, ekziston rreziku i mosfinancimit sa duhet të deficitit buxhetor.
Lagarde thirrje BE-së: Luftoni krizën e borxheve
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka kërkuar prej qeverive europiane më shumë vendosmëri në luftimin e krizës së borxheve.
"Ekonomia botërore është në një gjendje të rrezikshme",-tha Lagarde në një intervistë për Jurnal du Dimanche, duke shtuar se në samitin e 9 dhjetorit nuk janë prekur të gjitha temat e rëndësishme. "Ka një krizë besimi në borxhin publik dhe në fortësinë e sistemin financiar",-tha ajo.