Qytetarët e Shkodrës përballë vështirësive - rriten çmimet e mallrave
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4998_1_2145.jpg?itok=rhMX7ek4)
Atmosfera e gëzueshme e ardhjes së vitit të ri 2012 ka ditë që ndjehet në qytetin e Shkodrës. Por ajo që i shqetëson më tepër banorët e këtij rajoni në këto ditë festash është rritja e çmimeve të produkteve uhqimore.
Përtej çdo arsyetimi edhe ky vit i ri i gjeti tregjet shkodrane me çmime të larta, ku kryesisht produktet thelbësore siç janë drithrat, karburantet, fruta-primet, bylmetrat, pijet e ëmbëlsirat, ndryshimi është i dukshëm. Diferencat e mëdha të çmimeve shihen sidomos tek prodhimet vëndase, pasi situata e përmbytjeve një vit më parë, ka ndikuar shumë në paksimin e tyre.
Banorët e këtij rajoni pohojnë se në këtë prag-feste, tregtarët i kanë rritur çmimet e arsotimenteve të të gjitha llojeve, deri në masën 30 %. Sipas tyre askush nuk i kontrollon çmimet e tregut, ndaj ato rriten përherë e më shumë në fundvitin, me dëshirën e vetë tregtarëve.
Të gjithë ankohen
“Të gjitha çmimet rriten, sidomos në sektorin ushqimor dhe fruta-perime, prandaj më duket e paarsyeshme kjo që çmimet të rriten në këtë formë, pasi janë të paimagjinueshme për forcën ekonomike që ka në përgjithësi populli blerës”, thotë një pensionist.
"Me ardhjen e festave edhe tregtarët bëjnë festë në mënyrën e tyre. Kanë rritur shumë çmimet, të paktën tek ushqimet bazë ato që duhen për festë nuk duhet të jenë kaq të larta", thekson kjo grua e vjetër.
“Sa herë që vinë festat çmimet rriten, sidomos produktet e përditshme dhe kjo punë po bëhet gati e përvitshme, mendon një tjetër kalimtar“, është konstatimi i një tjetri".
Një grua shtëpiake mendon se duhet të jetë ndryshe në këtëm kohë. "Në prag festash në vënd që të ulen çmimet tek ne ndodh e kundërta. Kjo na bën përshtypje pasi jemi të dobët ekonomikisht",
Edhe tregtarët arsyetohen
Tregtarët, çmimet e larta i justifikojnë me faktin se edhe ato vetë po i marrin produktet ushqimore më të shtrënjta se disa muaj më parë. Ne jemi munduar shprehen ato, që të ruajmë të njëjtën normë fitimi, por nuk kemi se çfarë të bëjmë, pasi me këtë punë mbajmë familjet tona:
“Gjithmonë në fundvit ne i rrisim çmimet për arsye se i blejmë me rritje çmimesh dhe detyrohemi ti shesim me çmime të larta. Ne me këtë mënyrë mbajmë familjet tona. Tek shumica ne i marrim me çmim të lartë, transporti kushton, prandaj kjo ka koston e saj brënda “.
Tavolinat e qytetarëve shkodranë edhe këtë festë do të jenë të varfëra, pasi mallrat ushqimore të pazëvëndësueshme që vijnë nga importi dhe pijet alkolike janë rritur në rreth 4 %. Duhani është shtrënjtuar me 19 % si pasojë e rritjes së taksës së akcizës, medikamentet mjeksore me një rritje prej 5 % si pasojë e vendosjes së TVSH-së, ndërkohë që ilaçet dhe kostoja e transportit raportohen në një rritje me 7 %. E ndërsa çdo vit, ulet fuqia blerëse për shkak të varfërisë dhe papunësisë në rajonin verior të Shqipërisë.
Leka Plani
Deutsche Welle
Add new comment