Arkiv-Lajme të përditësuara
Punonjësit në grevë, mbyllet Akropoli
Festat e fundvitit, Policia masa për sigurinë publike
Policia e Shtetit, në kuadër të festave të fundvitit, ka hartuar planin e masave “Për garantimin e rritjen e sigurisë publike”, përmes të cilit janë përcaktuar detyra konkrete për strukturat qendrore dhe vendore të policisë, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët.
Tryeza e festave, ankohen tregtarët: Nuk po shesim
Tashmë përgatitjet për tryezat e festave kanë nisur, pasi ajo e Krishtlindjeve është ditën e nesërme, ndërkohë që ajo e ndërrimit të viteve do të trokasë pas 7 ditësh. Simboli në tryezën e shqiptarëve është gjeli i detit, krahas gatimeve të tjera tradicionale, kjo sipas zonave të ndryshme në vend.
Moskë, 120 mijë në protestën anti-Putin
Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në qendër të Moskës, për të shprehur inatin e tyre ndaj mashtrimeve të bëra në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi.
Ata miratuan rezolutën “për të mos i dhënë as edhe një votë të vetme kryeministrit Vladimir Putin” në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.
Lideri i protestës, Alexei Navalny i tha turmës që të duartrokiste fortë, për të treguar se rusët nuk do ta tolerojnë më korrupsionin.
Festat, rritet fluksi i kthimit të emigrantëve
Afrimi i festave ka rritur edhe numrin e emigrantëve që kthehen në atdhe. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës 20 autobusët e bllokuar, për shkak të rrugës së vështrë Kapshticë- Kozanë, janë larguar në drejtim të tokës greke rreth orës 20.00 të së premtes. Gjithashtu, edhe makinat e tonazhit të rëndë kanë mundur të kalojnë në të dyja anët e kufirit, pasi policia greke ka tërhequr urdhrin se do të bllokonte këto automjete, pasi tashmë rruga është e lire dhe e kalueshme. Pala shqiptare punon me tetë sportele, ndërsa ajo greke me katër.
Parkimet nëntokësore, gati nisja e punimeve te sheshi "Italia"
Projekti për ndërtimin e parkimeve nëntokësore në sheshin "Italia" është shumë pranë. Kjo për arsye sepse Bashkia e Tiranës ka dorëzuar në Këshill një projekt-vendim i cili pritet të miratohet në datë 28 dhjetor, ku do t'i jepet në përdorim trualli në zonën kadastrale 8160, në sheshin "Italia", firmës fituese të këtij projekti "Gener 2", në konçension për 35 vjet.
Libia feston ditën e pavarësisë
Për herë të parë në 42 vjet, Libia po feston përvjetorin e pavarësisë së saj. Mbretëria e bashkuar e Libisë ishte formuar më 24 dhjetor të vitit 1951 nga mbreti Idris.
Gjithësesi, pas marrjes së pushtetit nga koloneli Muammar Gaddafi në vitin 1969, vetëm kjo datë është lejuar të kujtohej.
Festime të mëdha janë planifikuar në Tripoli, përfshirë një drekë me tryeza për mijëra persona, që sipas organizatorëve mund të arrijnë deri në 2 kilometra përgjatë vijës bregdetare të kryeqytetit.
Prokuroria:Deklarata e Halimit,ndërhyrje e rëndë
Prokuroria e Përgjithshme reagoi ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi lidhur me çështjen “Xhuvani”, duke e quajtur atë një ndërhyrje të rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Sipas Prokurorisë kjo çështja është ende në gjykim, dhe një ndërhyrje në rastin konkret është presion i hapur ndaj gjykatës dhe Prokurorisë.
Kodi i ri Penal, mediat kosovare: Qeveria, "diktaturë mbi shtypin"
Gazetarët shumë shpejt mund të detyrohen që të mos ushtrojnë më profesionin e tyre në Kosovë nëse Kuvendi do të votojë Kodin Penral, i cili në seancën e fundit plenare u miratua në parim.
Në një analizë të gazetës kosovare, Zëri, nëpërmjet këtij projektligji qeveritarët pretendojnë të kontrollojnë të gjitha informatat që publikohen dhe në të njëjtën kohë, u jepet e drejta të shantazhojnë gazetarët dhe mediat kritike ndaj qeverisë.
Kaos në aeroporte, Evropa bllokohet nga grevat
Magjia e festave të fundvitit kërcënohet nga grevat në mbarë Evropën, të cilat pritet të pengojnë udhëtarët në rrugën e tyre drejt shtëpisë apo destinacioneve të zgjedhura turistike. Të gjithë aeroportet franceze këto Krishtlindje janë të hapur, ndonëse ende nuk është bindëse zgjedhja e gjetur nga qeveria për të shmangur krizën e mundshme që do të shkaktonte greva në vazhdim e personelit të sigurisë.