Tryeza e festave, ankohen tregtarët: Nuk po shesim

Tashmë përgatitjet për tryezat e festave kanë nisur, pasi ajo e Krishtlindjeve është ditën e nesërme, ndërkohë që ajo e ndërrimit të viteve do të trokasë pas 7 ditësh. Simboli në tryezën e shqiptarëve është gjeli i detit, krahas gatimeve të tjera tradicionale, kjo sipas zonave të ndryshme në vend.
Këtë vit, tregëtarët thonë se shitjet janë shumë të pakta. Pavarësisht se çmimet janë ulur, konsumatorët që e kanë blerë atë janë të paktë në numër krahasuar me një vit më parë. E ndërsa tregëtarët thonë se çmimet që ata ofrojnë janë të favorshme, konsumatorët shprehen se ato janë tepër të kripura për xhepat e tyre, duke bërë që me shumë mundime, ti mbushin tryezat e festave.
Por ndryshe nga vitet e tjera, duke se në tregjet e Tiranës, nuk ka luhatje të mëdha çmimesh në prag të festave. Abuzimet me to duket se janë të pakta, në tregje të veçanta. Dhe kjo risi vjen edhe si pasojë, e inspektimeve të shumta që ka ndërmarë bashkia e Tiranës, për të mos lejuar asnjë tregëtar që të spekulojë me to, duke përfituar nga festat. Albanian Screen
Add new comment