Kaos në aeroporte, Evropa bllokohet nga grevat

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 13:54

Magjia e festave të fundvitit kërcënohet nga grevat në mbarë Evropën, të cilat pritet të pengojnë udhëtarët në rrugën e tyre drejt shtëpisë apo destinacioneve të zgjedhura turistike. Të gjithë aeroportet franceze këto Krishtlindje janë të hapur, ndonëse ende nuk është bindëse zgjedhja e gjetur nga qeveria për të shmangur krizën e mundshme që do të shkaktonte greva në vazhdim e personelit të sigurisë. 

I gjithë ky personel është zëvendësuar me policë, çka ka shtuar kritikat e opozitës franceze që flasin për një zgjidhje aspak të përshtatshme të situatës. Negociatat mes qeverisë, sindikatave dhe shoqërive që merren me sigurinë mbeten ende larg gjetjes së një  zgjidhjeje. Greva zhvillohen dhe në Portugali, ku punonjësit e hekurudhave kanë kryqëzuar duart deri pas Krishtlindjeve, pas dështimeve të negociatave mes qeverisë dhe shoqërisë civile. 

Në Belgjikë është mbyllur tashmë protesta kundër reformës së pensioneve e propozuar nga qeveria dhe e kundërshtuar nga sektori publik që ka bllokuar transportin në mbarë vendin. Metroja e Londrës ndërkaq, do të jetë e bllokuar për 24 orë më 26 dhjetor e kjo shënon vetëm fillimin e një serie grevash të programuara deri në mes të janarit e në fillim të shkurtit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.