Prokuroria:Deklarata e Halimit,ndërhyrje e rëndë

Postuar në 23 Dhjetor, 2011 14:29

 

Prokuroria e Përgjithshme reagoi ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi lidhur me çështjen “Xhuvani”, duke e quajtur atë një ndërhyrje të rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Sipas Prokurorisë kjo çështja është ende në gjykim, dhe një ndërhyrje në rastin konkret është presion i hapur ndaj gjykatës dhe Prokurorisë.

“Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për tu shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë.”- thuhet më tej në deklaratën e Prokurorisë.

Prokuroria ka kujtuar për të gjithë opinionin publik dhe për ministrin se,  në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet  fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata, kurrsesi një organ ekzekutiv.

Më herët ministri i drejtësisë Eduard Halimi tha se në përfundim të inspektimit të dosjes së procedimit të Konstandin Xhuvanit, eshte konluduar se “Politika penale qe kerkon  vetem 2 vjet burgim, ndaj agresoreve te jetes se qytetareve eshte e papranueshme”.

Ai kërkoi nisjen e procedimit disiplinor  për prokurorin e çështjes konkrete dhe drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës.

 

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.