Arkiv-Lajme të përditësuara
Nëpunësit: Duam rrogën e 13-të
Sindikata e nepunesve reagoi sot ndaj asaj qe ajo e quan shkelje te Kodit te Punes, ne lidhje me shperblimet per festat dhe mosdhenies se pages se 13.
Bethlehem, përleshen grekët dhe armenët në Kishën e Lindjes
Përleshje kanë shpërthyer midis grupeve rivale të ortodoksëve grekë dhe klerikëve të krishterë armenë, në një luftë për territore në Kishën e Lindjes në Betlehem. Rreth 100 priftërinj përdorën për betejë fshesat me të cilat duhet të pastronin kishën në përgatitje për Krishtlindjet Ortodokse.
Policia palestineze ka ndërhyrë në momentin e duhur, e pajisur me shkopinj gome dhe skafandra për t?i dhënë fund përleshjeve. Incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në një betejë për dominim, pikërisht në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi.
Festat, rriten cmimet në tregjet e Tiranës
Ashtu si në cdo prag feste cmimet e produkteve ushqimore janë rritur sërish.Në tregun e fruta perimeve në ish-Uzinen Dinamo, ku dhe furnizohen një pjesë e mirë e qytetarëve për shkak të cmimeve më të lira ka një rritje prej 20 deri ne 30 lekë per cdo artikull.
Guvernatori Fullani: Qytetarët të pasigurt ekonomikisht
Qytetarët shqiptarë ashtu si edhe pjesa tjetër e konsumatorëve europianë po vuajnë nga pasiguria për të ardhmen, gjë që i bën ata më të prirur për të kursyer se sa për të shpenzuar. Banka e Shqipërisë ka konstatuar sërish gjatë muajve të fundit një ecuri të ngadaltë të konsumit dhe investimeve private, gjë që ka ndikuar edhe në reduktimin e rritjes së ritmeve ekonomike.
Prurjet minimale, importohet 17 milionë kw/h energji në ditë
Rreth 17 milion kilovat orë në 24 orë është importi i energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve. Të dhënat që vijnë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se për shkak të kërkesës së madhe si KESH ashtu dhe kompania CEZ po importojnë energji elektrike nga rajoni.
Viti i Ri gjen deficit Beratin
Rreth 50 milionë lekë është vlera e deficitit buxhetor që Bashkia e Beratit mbart mbi kurriz për vitin e ri 2012.
Pa kaluar në zëra analitikë në këtë aspekt, kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, në një bashkëbisedim me gazetarët lokalë gjatë paradites së sotme, në prag të fundvitit, ka bërë një rezyme të punës të vitit që po lëmë pas dhe sfidat e vitit të ri 2012.
Ditë të zymta për Britaninë, nivel alarmant papunësie
- Gjendja ekonomike në Britaninë e Madhe do të vazhdojë të përkeqësohet teksa numri i të papunëve do të rritet në 2.85 milionë në vitin 2012 dhe do të arrijë pikun në 2013-ën.
"Papunësia do të arrijë në 8.8 përqind vitin që vjen",-shkruan BBC. Raporti është publikuar nga Instituti për Zhvillim në Mbretërinë e Bashkuar, i cili paralajmëron se sektori privat nuk do të arrijë të kompensojë mbylljen e 120 mijë vendeve të punës vitin që vjen.
Kanceri tek fëmijët, 70 raste të reja në vit
Rreth 70 fëmijë janë diagnostikuar me kancer gjatë vitit 2011, ndërkohë që 40 prej tyre janë të prekur nga leucemia apo siç njihet ndryshe kanceri në gjak. Për shefen e shërbimit në pavijonin onkologjikpediatrik në QSUT Anila Godo ka një sërë faktorësh rrezikues për shpërthimin e neoplazive apo thënë ndryshe kancerit të gjakut.
Ndotja shkakton 14 mijë viktima cdo ditë
Cdo ditë të paktën 14 mijë persona vdesin në të gjithë botën nga sëmundje që lidhen me ujin, ajrin dhe ushqimin e ndotur me lëndë kimike tepër të rrezikshme për shëndetin.
Po kush janë zonat më të ndotura në të gjithë globin? Le të shohim një listë me 10 prej tyre, të konsideruara nga organizmat ndërkombëtare të shëndetësisë si “zonat vdekjeprurëse”:
Korçë, mbeten stok tonelata me patate, ankohen fermerët
Tonelata me patate të kultivuara nga fermerët e Korcës kanë mbetur stok pa mundur të gjejnë një treg shitjeje.
Fermerët e fshatit Lumalas në Korcë tregojnë se prodhimi i këtij viti ka mbetur pa u shitur, për shkak të konkurrencës nga produktet e ardhura nga vende të tjera.
“Nuk janë dy apo tre familje por janë me qindra. Ata po nuk shitën mallin do ta hedhin, në tre fshatra që mbuloj unë këtu janë mbi 22 mijë kuintal patate të groposura. Nuk ka treg, se tregun e bllokon Kosova”, thotë kryeplaku i fshatit Ibrahim Shahollari.