Ditë të zymta për Britaninë, nivel alarmant papunësie

- Gjendja ekonomike në Britaninë e Madhe do të vazhdojë të përkeqësohet teksa numri i të papunëve do të rritet në 2.85 milionë në vitin 2012 dhe do të arrijë pikun në 2013-ën.
"Papunësia do të arrijë në 8.8 përqind vitin që vjen",-shkruan BBC. Raporti është publikuar nga Instituti për Zhvillim në Mbretërinë e Bashkuar, i cili paralajmëron se sektori privat nuk do të arrijë të kompensojë mbylljen e 120 mijë vendeve të punës vitin që vjen.
"Gjendja në 2012-ën do të jetë më e keqe se ajo në 1990",-thuhet në raport. Raporti në fakt bie ndesh me deklaratat e qeverisë, sipas të cilave tregu i punës po stabilizohet.
"Ka pasur një rritje të numrit të të papunëve që nga koha e verës, por, shifrat e fundit tregojnë se situata po normalizohet",-ka thënë një zyrtar. Megjithatë, shumë analistë mendojnë se është e qartë si kristali se qeveria britanike po dështon në hapjen e vendeve të reja të punës.
Ky nuk është një fenomen negativ vetëm për njerëzit, por edhe për vetë autoritetet të cilat po paguajnë një faturë ndihme sociale gjithmonë e më të madhe.
Albanian Screen
Add new comment