Arkiv-Lajme të përditësuara

Kroacia përgatit referendumin për anëtarësim në BE

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 12:12

Kroacia po bëhet gati për referendumin për anëtarësim në BE, që pritet të zhvillohet në janar.

Kryeministri Zoran Millanoviç e ka cilësuar anëtarësimin në BE si një “vendim të milleniumit” për shtetin e tij.

“Është një vendim milleniumi për Kroacinë dhe qeveria e mbështet atë”, - ka thënë Millanoviç, në seancën e parë të kabinetit qeveritar të qendrës së majtë, që u betua javën e kaluar.

Millanoviç këmbënguli se referendumi, i pari që nga viti 1991, kur Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia e atëhershme, duhet të përgatitet në mënyrë shembullore.

 

Bursat europiane optimiste

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 09:18

Bursat evropiane shfaqën një farë optimizmi pas rritjes së kërkesës për bonot e borxhit afatshkurtër të Italisë. 

Kostoja e borxhit italian u përgjysmua ne ankandin e së mërkurës, me sa duket për shkak të paketës së re të masave shtrënguese të qeverisë së kryeministrit Mario Monti, si dhe masave të Bankës Qendrore Evropiane. 

Por lajmet e mira nga ankandi i parë i organizuar që kur BQE u akordoi bankave të eurozonës kredi trevjeçare me vlerë 490 miliardë euro dhe me interes të ulët, nuk kanë mjaftuar për të fashitur shqetësimet mbi krizën e eurozonës. 

Amnistia fiskale, fluks te tatimet, Nuredini: Janë falur 5 miliardë lekë

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 09:07

Bizneset po nxitojnë për të përfituar na amnistia fiskale, pas vendimit të qeverisë për ta shtyrë këtë nismë edhe 3 muaj të tjerë.

“Ka një fluks të jashtëzakonshëm. Të gjithë bizneset e kanë kuptuar që kjo është në ndihmën e tyre. Deri tani falja është rreth 5 miliardë. Këto janë shifrat e fundit të nëntorit, deri në fund të vitit besoj se do të shkojmë rreth 15 miliardë, ose 20 miliardë.”- deklaroi nëndrejtori i përgjithshëm i tatimeve, Bujar Nuredini.

Droga, vetëm 420 përdorues marrin trajtim

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 05:34

Në Shqipëri përllogariten 40000-60000 përdorues të drogave ilegale por edhe pse këto shifra janë të larta, vetëm një numër i vogël i tyre kanë vendosur të marrin trajtim të specializuar në qendrat e terapisë mbajtëse metadon që ekzistojnë në vendin tonë.

Tkurret administrata, vetëm 415 punonjës me kontratë të përkohshme

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 04:49

415 punonjës me kontratë të përkohshme do të ketë në vitin 2012 në njësitë e qeverisjes vendore, gati dyfish më pak se një vit më parë. Institucionet që nuk preken janë ALUIZNI, INSTAT dhe qendrat e transferimit të teknologjisë në MBUK. 

INSTAT përjashtohet nga ky vendim për punonjësit që merren me anketime. Statusi i tyre do të përcaktohet nëpërmjet një udhëzimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe INSTAT. Një vit më parë numri i punonjësve me kontratë të përkohshme shkoi në 1351.

 

Anisa Braho

Albanian Screen 

Britania merr masa për Euron

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 04:48

Britania është duke punuar që të mos gjendet e pa përgatitur në rast të një kolapsi eventual të euros, cka mund të cojë në një dyndje masive vlerash monetare dhe njerëzish drejt ishullit, që nuk është pjesë e eurozonës. 

Gjuetia e paligjshme në liqen, krapi drejt zhdukjes

Postuar në 29 Dhjetor, 2011 04:46

Gjuetia e peshkut për banorët e zonave Shirokë-Zogaj, përveç pasionit, është kthyer edhe në një profesion për të siguruar mbijetesën e familjeve të tyre. 

Çdo natë peshkatarët, të organizuar me gra dhe fëmijë, hedhin rrjetat e peshkut për t'i nxjerrë të nesërmen në mëngjes. Banorët e kësaj zone shprehen se prej 20 vitesh në rrjetat e tyre ka vetëm peshq të vogël të llojit "gjuhcë" dhe "qefull", ndërkohë që krapi është reduktuar së tepërmi. 

Ata pranojnë faktin se liqeni i Shkodrës është dëmtuar rëndë nga gjuetia e paligjshme.

 

Ballkanweb.com

Siria liron nga burgu 755 protestues

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 15:04

Autoritetet shtetërore në Siri njoftuan lirimin e 755 personave të ndaluar gjatë protestave kundër presidentit Bashar AL Asad përgjatë nëntë muajve të fundit. Lajmin e bëri të ditur televizioni shtetëror i Sirisë, sipas të cilit, janë lënë të lirë ata të burgosur të përfshirë në incidente, por që nuk i kanë lyer duart me gjak. 

SHBA: S'e tolerojmë bllokimin e ngushticës

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 15:02

Disa orë pasi Irani kërcënoi komunitetin ndërkombëtar me mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në rast të vendosjes së sanksioneve ndaj vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përgjigjën në mënyrë të ashpër. 

“Çdo bllokim apo pengesë lundrimi në ngushticën e Hormuzit nuk do të tolerohet”, kështu deklaroi një zëdhënës i flotës “V” amerikane që ndodhet në këtë zonë. Një reagim i Departamentit të Shtetit pritet të pasojë.

Greqi, mosha e pensionit rritet deri në tre vjet

Postuar në 28 Dhjetor, 2011 15:00

Nga gjashtë muaj deri në tre vjet rriten limitet e moshës së pensionit që nga 1 janari 2012, siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore, njoftoi sot agjencia gjysmëzyrtare greke e lajmeve, AMNA.

Kufijtë e rinj të moshës kanë të bëjnë me punonjësit e sektorit privat dhe atij publik, ndërsa përjashtohen vetëm ata që u bënë pjesë e një skeme siguracionesh shoqërore para vitit 1983.

Në sektorin publik, përshtatja e limitit të ri të moshës së pensionit do të përfundojë në vitin 2013 dhe në sektorin privat, në vitin 2015. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara