Arkiv-Lajme të përditësuara

Liderët europianë shqetësim për të ardhmen

Postuar në 01 Janar, 2012 06:41

Ndërsa e gjithë bota festoi mbërritjen e Vitit të Ri, liderët europianë paralajmërojnë për një 2012-të të vështirë nisur nga parashikimet e mjaft ekonomistëve për rikthim të recesionit. 

Korcë, ndihma për familjen e varfër

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 12:16

 

Matilda Shake, një grua e re naten e Krishtlindjes humbi femijet e saj 4 muajsh per shkak nje ftohje te rende qe foshnja mori ne shtëpi, ku familjarët jetojnë në kushte shumë të këqija. 

Matilda ka edhe disa femije te tjere dhe ajo kerkoi ndihme per ta. Pas transmetimit te kesaj kronike per tragjedine qe ndodhi ne kete banese per shkak te varferise ekstreme perfaqesues te Qendres Tregetare Univers i dhuruan kesaj familje nje sasi ushqimesh, veshje dhe mjete te tjera per te jetuar. 

Tiranë, disa zona pa energji elektrike

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:33

Kompania “CEZ Shpërndarje” ka njoftuar të shtunën ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës për shkak të një defekti në rrjet. 

Kështu, sipas “CEZ”, për shkak të defektit ka mbetur pa energji zona e Don Boskos, ajo e Siri Kodrës, si dhe ajo pranë stacionit të trenit në kryeqytet. 

Përmes një njoftimi për shtyp CEZ ka saktësuar se defekti ka ardhur si pasojë e mbingarkesës në rrjet. 

Egjipt, protestë kundër këshillit ushtarak

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:22

 

Disa qindra egjiptianë protestuan në sheshin Tahrir në Kajro kundër këshillit ushtarak që drejton vendin, një ditë pasi policia bastisi zyrat e 17 organizatave prodemokratike dhe të drejtave të njeriut, që marrin financime të huaja. Bastisjet përfshinë edhe tre organizata të rëndësishme të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bastisje që u kritikuan ashpër nga amerikanët. 

Lehtësitë tregtare, BE zgjat afatin deri në 2015-tën

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:05

Bashkimi Europian zgjat afatin e lehtësive tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor edhe për 4 vite të tjera. Në këtë mënyrë BE i jep mundësinë produkteve të rajonit të kenë akses pa doganë në union. 

Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve AFP, nga këto masa përfitojnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja. Avantazhet tregtare kishin përfunduar në 31 Dhjetor 2010, por BE vendosi për zgjatjen e tyre deri në 2015. Eksportuesit do të kenë mundësitë të kompensojnë detyrimet e paguara në vitin 2011. 

Nga 1 janari nis deklarimi i të ardhurave personale për çdo qytetar

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 04:31

Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, do të duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave personale. 

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011. Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më pas për të verifikuar nivelin e taksave që qytetarët kanë paguar në raport me të ardhurat e tyre. 

Spanjë, qeveria publikon paketën e re të kursimeve

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:47

 

Qeveria e re konservatore në Spanjë ka bërë publik planin e ri të kursimeve në masë 8.9 miliardë euro, i cili do të ulë ndjeshëm shpenzimet publike. Kjo është vetëm faza e parë, pasi parashikohet që brenda 2012-ës, të kursehen deri në 16.5 miliardë euro. 

Hashim Dimri, me 13 dhurata për popullin e Kosovës

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:34

 

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të maskuar me fytyrën e kryeministrit Hashim Thaçi dhe me kapela të babadimrit, në një aksion të organizuar në Sheshin “Nëna Terezë”, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë shpërndare 500 pako me 13 dhuratat e kryeministri, apo siç e quanin ata Hashim Dimri.

Hashim Dimri, me 13 dhurata për popullin e Kosovës

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:30

 

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të maskuar me fytyrën e kryeministrit Hashim Thaçi dhe me kapela të babadimrit, në një aksion të organizuar në Sheshin “Nëna Terezë”, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë shpërndare 500 pako me 13 dhuratat e kryeministri, apo siç e quanin ata Hashim Dimri.

INSTAT: Tremujori i dytë shënoi rënie të rritjes ekonomike

Postuar në 30 Dhjetor, 2011 14:08

Kriza që ka përfshire Eurozonën ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik të vendit. Instituti i Statistikave ka konstatuar se gjatë 3 mujorit të dytë të vitit, ekonomia jonë u rrit me 0.5% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. 

Duke qenë ndjeshëm më ulët se rritja e tremujorit të parë të këtij viti që ishte 3.7%. 

Sipas të dhënave të INSTAT. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e dytë të vitit 2011, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë u rrit me 3.4 përqind dhe 1.1 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2011. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara