Lehtësitë tregtare, BE zgjat afatin deri në 2015-tën

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:05

Bashkimi Europian zgjat afatin e lehtësive tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor edhe për 4 vite të tjera. Në këtë mënyrë BE i jep mundësinë produkteve të rajonit të kenë akses pa doganë në union. 

Sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve AFP, nga këto masa përfitojnë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia dhe Bosnja. Avantazhet tregtare kishin përfunduar në 31 Dhjetor 2010, por BE vendosi për zgjatjen e tyre deri në 2015. Eksportuesit do të kenë mundësitë të kompensojnë detyrimet e paguara në vitin 2011. 

Në një deklaratë të Komisionit Europian thuhet se "lehtësitë tregtare mbështesin integrimin ekonomik me BE-në duke rezultuar kështu në më shumë stabilitet politik dhe progres ekonomik në të gjithë rajonin". 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.