Tiranë, disa zona pa energji elektrike

Postuar në 31 Dhjetor, 2011 05:33

Kompania “CEZ Shpërndarje” ka njoftuar të shtunën ndërprerjen e energjisë në disa zona të Tiranës për shkak të një defekti në rrjet. 

Kështu, sipas “CEZ”, për shkak të defektit ka mbetur pa energji zona e Don Boskos, ajo e Siri Kodrës, si dhe ajo pranë stacionit të trenit në kryeqytet. 

Përmes një njoftimi për shtyp CEZ ka saktësuar se defekti ka ardhur si pasojë e mbingarkesës në rrjet. 

Dy ditë më parë ndërprerje të energjisë pati edhe në fshatrat e Lushnjes, Beratit, Vlorës, Sarandës, për shkak të moskordinimit të punës midis “CEZ Shpërndarje” dhe sistemit të transmetimit OST. 

Në një komunikatë zyrtare “CEZ” theksonte se, defekti për ndërprerjen e energjisë ishte në rrjetin e OST-së. 

Gjithashtu kompania ceke e shpërndarjes njoftoi se teknikët e saj ishin në terren së bashku me ata të OST-së, në përpjekje për të zgjidhur situatën. 

“CEZ” deklaroi se situata do të zgjidhej shpejt dhe se nuk do të kishte rrezik që problemet të vazhdonin edhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. 

Aktualisht në vend vihet re një rritje e konsumit të energjisë elektrike dhe nga ana tjetër një mungesë e theksuar e prodhimit vendas. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.