Arkiv-Lajme të përditësuara
Ekonomia u tkurr gjatë tremujorit të zgjedhjeve
Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri u ul me 1.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2011 në krahasim me tremujorin e parë dhe shënoi një rritje minimale prej vetëm 0.5 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2010, duke konfirmuar kështu vështirësitë ekonomike që u dalluan në tregues të tjerë ekonomikë si indeksi i shitjeve me pakicë apo të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Instituti i Statistikave e publikoi rezultatin e ecurisë së PBB-së për tremujorin e dytë 2011 në 30 dhjetorin e kaluar, me 3 muaj vonesë nga data e paralajmëruar.
Tiranë, çmimet e karburantit njohin vetëm rritje
Cmimet e karburanit në vend vijojnë të rriten nga muaji në muaj. Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë 1 litër naftë u shit sot mesatarisht 180 lekë, ndërsa 1 litër benzinë 185.50 lekë.
Nafta (diezel) 180 lekë
Euro Diezel 183 lekë
Benzina 185.50 lekë
Këto cmime vijuan që prej muajit Dhjetor, 2011, ndërkohë që kanë pësuar rritje krahasuar me muajin Nëntor.
Në mes të Nëntorit, në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit mesatarisht 164 lekë, 1 litër benzinë 180 lekë, kurse Euro Diezel, 178 lekë.
Hosni Mubarak, prokuroria kërkon dënim me vdekje
Prokuroria në Kajro ka kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili u rrëzua nga pushteti më 11 shkurt pas trazirave popullore. Të njëjtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për ish-ministrin e Brendshëm të vendit, Habib al-Adly dhe gjashtë funksionarë të tjerë të lartë të policisë. Akuza kundër tyre është ajo e përgjegjësisë për vrasjen e 850 manifestuesve gjatë revolucionit të nisur më 25 janar.
Libia rrezikon luftën civile
Libia rrezikon të hyjë në luftë civile nëse nuk arrin të mbajë nën kontroll milicitë rivale që kanë mbushur prej kohësh hapësirën e lënë bosh nga Muammar Gaddafi.
Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, pas vrasjes së katër personave në një përleshje të armatosur në Tripoli.
“Ndodhemi përpara këtyre akteve të dhunës që e vendosin Libinë përpara një përplasjeje luftarake që nuk duhet ta lejojmë, ndryshe do të ndahemi dhe do të hyjmë në luftë civile”, ka deklaruar Jalil.
42 mijë invalidë pune nuk kanë marrë ndihmën e paaftësisë
Kriza ekonomike në vend duket se po rëndon më së shumti tek familjet në nevojë, e vecanërisht tek kategoritë e invalidëve e vecanërisht tek invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Këta të fundit kanë disa muaj që nuk kanë marrë ndihmën e paaftësisë, që si rregull e përfitojnë pas aksidentit në punë.
Juncker: Evropa në prag recesioni
Kreu i Eurogrupit Zhan Klod Junker pranon se Evropa është në prag të recesionit. Gjatë një interviste për "Telegraph", kryeministri i Luksemburgut e ka vënë theksin tek depozitat bankare në Bankën Qendrore Evropianë, të cilat kanë arritur një nivel rekord, ndërsa kreditorët mbeten të tërhequr e nuk guxojnë të mundësojnë huamarrjen.
Sipas kreut të grupit që përdor monedhën e përbashkët, ka ardhur koha që vendet të veprojnë në mënyrë që të përballen në kohë me ngadalësimin ekonomik.
Greqi, kriza thellon varfërinë
Varfëria kërcënon gati 3 milion greke. Kjo shifer rezulton nga publikimi i te dhenave te Institutit Kombetar te Statistikave ne Greqi, sipas te cilave 870.000 familje me dy te rritur dhe dy femije deri ne moshen 14 vjec, kane te ardhura vetem 15000 euro ne vit.
Varferia tek femijet tejkalon shifren prej 20%, ndersa rrezikohen me shume grate dhe personat e grupmoshes mbi 65 vjec.
Gjithashtu eshte rritur me 60000 ne lidhje me 2009, duke shkuar ne 550.000 numri i familjeve ku nuk punon askush.
Vogëlushi 13-vjecar në ‘luftë’ me vdekjen, familjarët apel për gjak
Një djalosh 13-vjecar po lufton me vdekjen në spitalin Ushtarak si shkak i mungesës së gjakut.
Edison Camaj 13-vjec është aksidentuar mesditën e 1 janarit në shtëpinë e tij si shkak i shembjes së strukturës së një depozite uji.
Familjarët e tij apelojnë për të siguruar gjak të grupit 0 negativ, ndërkohë që mjekët deklarojnë se ndërhyrja duhet realizuar sa më parë.
Gara për kandidatin republikan në Iowa, fiton me 8 vota diferencë Romney
Ka përfunduar me fitoren e ngushtë të ish- guvernatorit të Massachussets Mitt Romney gara për kandidatin republikan në shtetin federal të Iowa në SHBA. Romney fitoi me vetëm 8 vota diferencë ndaj ish- senatorit nga Pensilvania Rick Santorum. I treti u rendit kongresmeni Ron Paul, i ndjekur nga kandidatët Newt Gingrich, Rick Perry e Michelle Bachmann.
Partitë në SHBA kandidatët e tyre për president i zgjedhin përmes një zgjedhjeje paraprake në shtetet federale përkatëse. Javën e ardhshme do të zgjidhet kandidati republikan në shtetin New Hampshire.
Siguria, SHBA-të nuk tërhiqen nga Kosova
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO janë të zotuara të mbajnë numrin rreth 6 mijë ushtarë në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, kanë deklaruar për RTK-në burime në Washington.
Kjo çështje është diskutuar dhe vendosur në fund të tetorit në takimet e ministrave të jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të aleancës së NATO-së.