42 mijë invalidë pune nuk kanë marrë ndihmën e paaftësisë

Kriza ekonomike në vend duket se po rëndon më së shumti tek familjet në nevojë, e vecanërisht tek kategoritë e invalidëve e vecanërisht tek invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. Këta të fundit kanë disa muaj që nuk kanë marrë ndihmën e paaftësisë, që si rregull e përfitojnë pas aksidentit në punë.
“Për vitin 2011-të Durrësi nuk i ka marrë dy muaj ndihmën ekonomike, Puka nuk i ka marrë 3 muaj, Kukësi nuk e mori muajin e fundit, Kamza po ashtu...41 mijë e 600 invalidë të punës kanë 1 muaj pa i marrë ndihmat, ndërsa 22 mijë të tillë nuk i kanë marrë për dy muaj”, tha Kryetari i Shoqatës së Invalidëve Abdulla Omuri.
Invalidët e konsiderojnë si të padrejtë dhe diskriminues vendimin e qeverisë për shpërblimet e festave, veprim që sipas tyre diferencon njerëzit.
“Për tu mbrojtur nga kriza duhet të fillohet që nga drejtuesit e lartë të shtetit, pastaj të pranojmë që edhe ne që jemi në nivelet e varfërisë të pranojmë kushte të tilla”, tha Omuri më tej.
Në total fondi i munguar në arkën e shtetit, sipas Omurit është afërsisht 70 mln lekë të reja dhe në të përfshihen edhe kategori të tjera si invalidët e lindur dhe personat me aftësi të kufizuar.
Ballkanweb.com
Add new comment