Vogëlushi 13-vjecar në ‘luftë’ me vdekjen, familjarët apel për gjak

Një djalosh 13-vjecar po lufton me vdekjen në spitalin Ushtarak si shkak i mungesës së gjakut.
Edison Camaj 13-vjec është aksidentuar mesditën e 1 janarit në shtëpinë e tij si shkak i shembjes së strukturës së një depozite uji.
Familjarët e tij apelojnë për të siguruar gjak të grupit 0 negativ, ndërkohë që mjekët deklarojnë se ndërhyrja duhet realizuar sa më parë.
“Gjendja e nipit tim është shumë e vështirë. Edisonit i ka rënë një cisterne me ujë dhe e ka dëmtuar pjesën e bredshëm të trupit dhe i ka thy legenin. Është bërë operacion në zorrë dhe ka shkurtim prej 60 cm si dhe rrejedhje gjaku në pjesën e legenit dhe aty nuk mund të ndëryhyjnë doktorët, prandaj duhet gjak. Edisoni është 13-vjec dhe mjekët na kanë thënë nëse nuk gjendet sasia e kërkuar e gjakut atëherë ai rrezikon të vdesë po nuk ju fut gjak. Ne nuk kemi gjetur gjak, jemi mbledhur njerëzit tonë dhe të afërm dhe asnjëri prej nesh nuk e ka grupin e gjakut zero negativ. Edisoni ka marrë 3 litra gjak dhe i duhet edhe 4 litra gjak. Mjekët kanë thënë se nëse gjenden dy qese gjak, brenda dy orësh ai mund të operohet. Shpresoj tek Zoti dhe njerëzit që mund të na dëgjojnë që ai që ka këtë grup gjaku të paraqitet pranë Spitalit Ushtarak për të dhuruar gjakun dhe për të shpëtuar këtë fëmijë që është djalë i vetëm”,- bën apel xhaxhai i vogëlushit 13-vjecar.
Ballkanweb.com
Add new comment