Gara për kandidatin republikan në Iowa, fiton me 8 vota diferencë Romney

Postuar në 04 Janar, 2012 03:50

 Ka përfunduar me fitoren e ngushtë të ish- guvernatorit të Massachussets Mitt Romney gara për kandidatin republikan në shtetin federal të Iowa në SHBA. Romney fitoi me vetëm 8 vota diferencë ndaj ish- senatorit nga Pensilvania Rick Santorum. I treti u rendit kongresmeni Ron Paul, i ndjekur nga kandidatët Newt Gingrich, Rick Perry e Michelle Bachmann.

Partitë në SHBA kandidatët e tyre për president i zgjedhin përmes një zgjedhjeje paraprake në shtetet federale përkatëse. Javën e ardhshme do të zgjidhet kandidati republikan në shtetin New Hampshire. 

Për demokratët procesi i nominimit është këtë rradhë thjesht një formalitet, sepse nuk ka kandidat kundër për presidentin Barack Obama. 

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 6 nëntor.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.