Libia rrezikon luftën civile

Postuar në 04 Janar, 2012 13:17

Libia rrezikon të hyjë në luftë civile nëse nuk arrin të mbajë nën kontroll milicitë rivale që kanë mbushur prej kohësh hapësirën e lënë bosh nga Muammar Gaddafi. 

Paralajmërimi është bërë nga presidenti i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, pas vrasjes së katër personave në një përleshje të armatosur në Tripoli. 

“Ndodhemi përpara këtyre akteve të dhunës që e vendosin Libinë përpara një përplasjeje luftarake që nuk duhet ta lejojmë, ndryshe do të ndahemi dhe do të hyjmë në luftë civile”, ka deklaruar Jalil. 

Duket se entuziazmi i libianëve pas rrëzimit dhe vrasjes së kolonelit po shuhet shpejt për shkak të vështirësive të shumta me të cilat vendi i pasur me naftë po përballet. 

Pak kohë më parë një zyrtar i lartë paralajmëroi rrezikun që vendit i kanosej nga njerëzit e një prej djemve të Gaddafit, të cilët kanë arritur të hyjnë në organet qeverisëse. 

Gjithashtu, një tjetër ngjarje trembi Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, kërkesa e bërë në fund të vitit të kaluar nga rebelët që luftuan kundër regjimit, për një përfaqësim më të gjerë në qeveri. 

Pavarësisht se drejtuesit e KKT-së iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së tyre, ajo tregoi ndasitë që ekzistojnë mes drejtuesve të rinj të pushtetit libian. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.