Arkiv-Lajme të përditësuara

Masat antikrizë, BB rrit ndihmën financiare për Shqipërinë

Postuar në 06 Janar, 2012 08:34

Banka Botërore do të ofroj asistencë për Shqipërinë, në kuadër të masave antikrizë. Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare janë në fazën fillestare të diskutimit mbi përdorimin e portofolit të rritur të financimit. 

Borxhi i jashtëm, nivel rekord

Postuar në 06 Janar, 2012 04:54

Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë, ku përfshihen borxhet e qeverisë dhe ato të kompanive private, arritën në 4.16 miliardë euro në shtator të vitit 2011, duke u rritur me 11 për qind në krahasim me fundin e vitit 2010. 

Lajmi bëhet i ditur nga raporti statistikor i Bankës së Shqipërisë për muajin tetor dhe i raportuar në faqet e së përditshmes “Shqip”. Shkaqet kryesore të rritjes së borxhit bruto të jashtëm të vendit lidhen me rritjen e huamarrjes së qeverisë me 128 milionë dhe rritjes së huamarrjes së bankave private në vend në 121 milionë euro. 

Mali i Zi, 1000 euro gjobë për flamurin shqiptar

Postuar në 06 Janar, 2012 04:52

Acarohet situata e shqiptarëve në Mal të Zi. Projektligji për heqjen e flamurit shqiptar nga përdorimi si dhe vendosja e gjobës prej 1 mijë eurosh nëse përdoret ky flamur pa lejen përkatëse, ka bërë që shqiptarët të ngrihen sërish në protesta edhe në ditët e para të vitit të ri. 

Situata tashmë është drejt përkeqësimit, pasi Komisioni për Rendin dhe Qetësinë Publike në Parlamentin e Malit të Zi ka bërë gati ligjin, i cili pritet të votohet nga ky parlament. 

Obama shkurton fondet për ushtrinë

Postuar në 05 Janar, 2012 13:00

“Ushtria amerikane do të hyjë në dietë, por duke ruajtur superioritetin dhe duke u përqendruar të Azia”. Presidenti amerikan Barak Obama foli për gazetarët në Pentagon, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes, Leon Paneta. 

Ai bëri publik planin për reduktimin e buxhetit ushtarak prej 450 miliardë dollarësh, në 10 vitet e ardhshëm.

Tension në Irak, 68 viktima nga sulmet vetëvrasëse

Postuar në 05 Janar, 2012 12:58

Të paktën 68 persona njoftohen se janë vrarë në sulmet me bomba që ndodhën në jug të Irakut si dhe në kryqyetetin e vendit, Bagdad. Zyrtarët e qeverisë irakene thanë se 44 prej viktimave humbën jetën gjatë një sulmi vetëvrasës që kishte në shënjestër pelegrinët shiitë në qytetin e Nasirijas. 

Zaloshnja: “Aleanca” si “Vetëvendosja”

Postuar në 05 Janar, 2012 10:33

Nacionalizmi është një bosht qe garanton sukses tek formacionet politike ne trevat shqiptare. Analisti Eduard Zaloshnja duke hequr paralele mes “Vetëvendosjes” ne Kosove dhe Aleancës Kuq e Zi ne Tirane vlerëson se baza patriotike apo konceptet nacionaliste qe bashkojnë këto dy formacione janë me te prekshme për qytetaret. Por një element tjetër i rëndësishëm sipas Zaloshnjes është premtimi për te qene parti ndryshe nga partitë tradicionale dhe kjo mund te rrisë peshën elektorale.

Raporti i BSH, rritet stoku i kredisë

Postuar në 05 Janar, 2012 09:37

 Rreth 530 miliard lekë ishte shuma që individët dhe bizneset kanë marrë si kredi në bankat e nivelit të dytë. Të dhënat më të fundit, tregojnë se në muajin tetor kredia në sistem ishte rreth 2 miliard lekë më shumë se muaji shtator. 

Qeveria, borxhe për pagat

Postuar në 05 Janar, 2012 09:23

Qeveria ka marrë 11 milionë dollarë borxh nga bankat private me afat maturimi 3-vjecar. Në ankandin e zhvilluar një ditë më parë nga Banka e Shqipërisë Ministria e Financave kishte planifikuar ta merrte borxhin me interes 8.65 për qind, por në fakt është detyruar ta paguajë atë 0.41 pikë përqindje me lartë ose 9.06 për qind. 

Pasojat e luftës në Libi, kurioziteti paguhet shtrenjtë

Postuar në 05 Janar, 2012 06:33

9-vjeçari Mahmood Ahmed po luante në afërsi të shtëpisë së tij në Zintan, në perëndim të Libisë, kur pa "diçka të gjelbër" të cilën s'e kishte parë kurrë më parë. Ai donte të dinte se çfarë kishte në të, ndaj e morri në oborrin e shtëpisë së tij dhe nisi ta qëllonte me gur. Ajo ishte një predhë e cila shpërtheu dhe si pasojë ai humbi dorën. Por Mahmoodi është vetëm një prej shumë viktimave të luftës. 

Papadhimos: Në mars falimentojmë

Postuar në 05 Janar, 2012 06:02

Kryeministri grek Lukas Papadhimos ka deklaruar se Greqia mund të falimentoje plotesisht ne mars,nëse sindikatat nuk pranojnë reduktime të mëtejshme të pagave. 

'Duhet te reduktojme pagat ne sektorin privat per t'u bere me kompetitive, perndryshe do te falimentojme duke dale edhe nga eurozona' - ka paralajmeruar ai ne nje takim me perfaqesuesit e industrialisteve greke dhe Unionit te Sindikatave te sektorit privat qe kane shprehur kundershtimet e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara