Arkiv-Lajme të përditësuara
Celularët, rritet konkurrenca
Lufta mes kompanive celulare për më shumë kontroll tek abonentët duket qartë nga të dhënat e AKEP sa i takon numrit të përdoruesve që kanë ndryshuar operator, duke ruajtur numrin.
SHBA dënon fjalimin e Asadit: Të dorëhiqet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar fjalimin e fundit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, lidhur me krizën në vend dhe kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.
Asad u betua dje se do ta përdorte “grushtin e hekurt” për t’i shtypur ata që ai i quajti terroristë dhe sabotues, të cilët e kanë udhëhequr kryengritjen e Sirisë kundër qeverisë së tij.
Asad gjithashtu përsëriti se një konspiracion i huaj, nga vende që nuk ua përmendi emrin, është prapa protestuesve, që nuk po kërkojnë që ta reformojnë Sirinë.
Vlerësimi i Carter: Zgjedhjet në Egjipt një proces normal
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter vlerësoi mbajtjen e zgjedhjeve në Egjipt të dominuara nga partitë islamiste, duke thënë se ato shprehën vullnetin e popullit egjiptian. Ai i bëri këto komente ndërsa vizitoi një qendër votimesh në Kajro ku ishin duke u përsëritur zgjedhjet për shkak të parregullsive.
Partitë me orientim islamik të udhëhequra nga Vëllazëria Muslimane kanë gjasa të mira të dalin si një mazhorancë e fortë nga zgjedhjet e para që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Hosni Mubarak gati një vit më parë.
SHBA, Romni fiton zgjedhjet në Nju Hempshër
Ashtu siç treguan sondazhet, fituesi i zgjedhjeve paraprake të Nju Hempshër është ish-guvernatori i Masacusets, Mit Romni.
Pas numërimit të shumicës së votave, ai kishte marrë rreth 40%. Kongresmeni i Teksasit, Ron Pol, u rendit i dyti me 23% dhe ish-guvernatori i Jutas, Xhon Hantsmen, i treti me 17%.
Ndërsa dy kandidatët e tjerë, Rik Santorum dhe Nju Gingric po luftojnë për të marrë vendin e katërt, me më pak se 10% . Rik Perri me më pak se 1% të votimit.
Kodi Rrugor, nga sot gjoba të ashpra për shkelësit
Drejtuesit e mjeteve nga dita e sotme do të ndëshkohen me masa të ashpra ligjore nëse nuk repektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Kështu sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë sanksione të forta. Kështu gjoba të ashpra do të vendosen veçanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, etj, që në mjaft raste kanë rezultuar si shkaktare kryesore të aksidenteve rrugore.
Mbifaturimi, prokuroria heton CEZ
Prokuroria e Tiranës i ka dhënë fund pyetjes së dhjetra punonjësve si faturistë pranë kompanisë CEZ në Tiranë, për llogari të hetimeve të nisura për veprën penale të vjedhjes për shkak të detyrës, ndërkohë që jo zyrtarisht organi i akuzës deklaron se së shpejti do të dërgohen fletëthirrje për të pyetur anëtarët e bordit të kësaj kompanie.
Bankat, 201 miliardë lekë kredi të re për bizneset
Bizneset po u drejtohen bankave për të marrë kredi, për të plotësuar kryesisht nevojat e tyre për likuiditet.Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se gjatë 11 muajve të vitit 2011 kredia e re e dhënë për sipërmarrjen private arriti në 201 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 2% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rritja e kreditimit tregon se bankat po mbështesin biznesin me financime, duke i dhënë shtysë zhvillimit të ekonomisë.
"Bomba atomike", batutat Ahmedinexhad-Chavez
Takimi mes presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe homologut të tij Hugo Chavez nuk zhgënjeu pritshmëritë për spektakël. Në një takim të ngrohtë në Caracas, të dy liderët kanë shkëmbyer përqafime dhe shtrëngime të shoqëruara me të qeshura dhe batuta në lidhje me bombën atomike dhe raketat iraniane që do të shënjestrojnë Washingtonin.
Pagesat e invalidëve, Qeveria akuzon pushtetin vendor
Qeveria ia përcjell pushtetit vendor përgjegjësinë, për skandalin e pagesave të personave me aftësi të kufizuara.
"Ne nuk kemi patur probleme me pagesat dhe mbështetjen e skemës. Kjo ka ardhur si problematikë, që disa njësi vendore nuk kanë programuar saktë për dy muajt e fundit. Ne dhe tashmë ju, po ta verifikoni,në të gjitha degët e thesareve nëpër rrethe janë akorduar të gjitha pagesat", thotë ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera.
Në disa qarqe të vendit personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagesat prej dy apo tre
Siri, Al Assad akuzon Perëndimin për konspiracion
Presidenti sirian Bashar al-Assad fajëson konspiracionin e huaj për përpjekje për të destabilizuar Sirinë. "Konspiracioni i huaj është i qartë për të gjithë"- deklaroi Al Assad ndërsa vazhdojnë protestat kundër sundimit të tij. Në komentete e tij të para publike prej disa muajsh tashmë ai nuk nguroi të fajësonte "palë rajonale dhe ndërkombëtare që janë përpjekur për të destabilizuar vendin", çka ka çuar në dënimin ndërkombëtar dhe sanksionet.