Kodi Rrugor, nga sot gjoba të ashpra për shkelësit

Postuar në 11 Janar, 2012 03:07

Drejtuesit e mjeteve nga dita e sotme do të ndëshkohen me masa të ashpra ligjore nëse nuk repektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë sanksione të forta. Kështu gjoba të ashpra do të vendosen veçanërisht për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, etj, që në mjaft raste kanë rezultuar si shkaktare kryesore të aksidenteve rrugore. 

Ndryshimet ligjore në Kodin Rugor, u miratuan në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, me konsensusin e forcave politike të pozitës dhe opozitës. Kodi Rrugor ka pësuar ndryshim në mbi 30 nene te tij, duke ashpërsuar masat per shkeljet e normave te qarkullimit rrugor, duke dyfishuar gjobat per kundravajtsit. 

Kodi sanksionon se, "cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20km /orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në 6 mijë lekë”, si dhe ‘cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/ orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë". 

Për mosvendosjen e rripit të sigurimit, kodi saksionon se, "Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në tre mijë lekë". 

Ndërkohë, masa të rrepta futen edhe për drejtuesit që konsumojnë pije alkoolike. "Cilido që drejton një mjet nën ndikimin e alkoolit ndëshkohet me gjobë nga dymijë e pesëqind lekë deri në shtatë mijë e pesëqind lekë. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit nga 6 deri në 1 vit dhe nga 1 vit deri në 2 vjet kur subjekti përsërit shkeljen brenda një viti, sipas Kodit".

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<div class="content"><p>Kodi Rrugor, nga sot gjoba te ashpra per shkelesit&nbsp; !!!!&nbsp;</p><p>Ky kodi rrugor &quot;shqiptar&quot; personalisht me pelqen shume, pasi ne realitetin e qarkullimit rrugor &quot;shqiptar&quot;, eshte i vetmi qe ndryshon shpesh ne drejtimin e duhur. Te vetmet pale &quot;qe kane ngelur ne kohen e targave te serise A &quot; dhe qe nuk bashkudhetojne me kete shoqeri &quot;ne nevoje&quot; jane: ruajtesit e kodit ( policia perkatese ) dhe&nbsp; shoferet.</p></div><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.