Arkiv-Lajme të përditësuara
Elbasan, emergjenca e mbeturinave, reagon prefekti
Prej disa ditesh qyteti i Elbasanit nuk po pastrohet rregullisht nga mbeturinat urbane. Per dite te tera koshat e mbeturinave mbeten plot dhe kete situate prefekti i qarkut Shefqet Deliallisi e ka cilesuar nje emergjence civile.
Ai kerkoi sot mbledhjen urgjentisht te Keshillit Bashkiak dhe i ka kerkuar kryebashkiakut Sejdini te marre masa. Pak pas berjes se kesaj deklarate kompania e kontraktuar nga bashkia Elbasan ka nisur punen per pastrimin e qytetit.
Pranvera Arabe, një vit nga revolucioni në Tunizi
Qindra tunizianë u mblodhën në sheshin ku lindi Pranvera Arabe, pikërisht në një vjetorin e rrëzimit të presidentit, Ben Ali, në sheshin "Bourguiba Avenue" në kryeqytetin Tunis. "Ne duam të shprehemi sot lirisht. Ne duam të tregojmë se sot, pas një viti jeta ka ndryshuar. Jemi ende optimistë dhe duam të tregojmë vendin e përsosur për të cilin ëndërrojmë"- -tha një grua.
Gazeta britanike 'Sunday Times': Pas 70 ditëve, Greqia falimenton
Një tjetër parashikim tepër i zymtë për Greqinë.
Gazeta britanike “Sunday Times” ka shkruar se në 70 ditët e ardhshme Greqia do falimentojë dhe do dalë nga monedha e përbashkët, gjë që do shoqërohet me një zhvlerësim të madh të dhrahmisë.
Gazeta e publikon këtë vlerësim pas dështimit të bisedimeve të reduktimit të borxhit grek, të premten.
Gazeta raporton se Greqia mund të falimentojë në 10 javët e ardhshme, duke vënë në dyshim mbijetesën e euros në këtë vend.
Elbasan, Kurum pezulloi punën, punëtorët tjetër protestë
Punëtorët e Kurum International, e cila administron Metalurgjikun e Elbasanit kanë protestuar sërish sot në qendër të qytetit, kundër vendimit për pezullimin e punës dhe ndërprerjen e kontratave nga kjo kompani.
Ata kërkojnë normalizimin e furnizimit me energji elektrike, që siguron vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë dhe rrjedhimisht kthimin e tyre në punë.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kol Nikollaj i pranishëm në këtë protestë, ka deklaruar se protestat do të jenë të përditshme derisa “qeveria të ulet në bisedime me sindikalistët”.
Përshkallëzohen protestat në Rumani. Mbledhje urgjente e qeverisë
Përshkallëzohen protestat në Rumani kundër shkurtimeve financiare, ndërsa qeveria ka thirrur një takim urgjent. Të paktën 13 persona u plagosën në përplasjet mes demostruesve dhe policisë në ditën e dytë të protestave që po zhvillohen në Bukuresht. Protestat në Rumani nisën 4 ditë më parë në mbështetje të një zyrtari që dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj reformës së fundit në sistemin shëndetësor.
Temperaturat nën 0 “mbërthejnë” vendin, rrugë e komuna të bllokuara
Probleme nga ngricat dhe akulli në disa zona të vendit, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celcius. Mungesa e reshjeve të dëborës është shoqëruar me prezencë të madhe akulli në shumë segmente rrugore.
Në Pukë aksi me problematik është Bardhet-Kryezi-Iballë me një rrezikshmëri tepër të lartë dhe nuk është ndërhyrë me kripë e skorie. Prezencë akulli edhe në akset Gjegjan-Mirditë, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak dhe në vendin e quajtur Shkëmbi i Dardhës në segmentin Qafë Mali-Fierzë.
Lëkundet tregu. Forcohet dollari, bie euro
Monedha e përbashkët ka humbur vlerë ndaj lekut në dy javët e para të këtij viti. Kjo javë u mbyll me kursin 138 lekë e 6 qindarka, rreth 70 qindarka më pak se në fillim të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën me dije se të hënën e parë të këtij viti një euro u vlerësua mesatarisht me 138 lekë e 75 qindarka dhe që prej atëherë ka njohur vetëm rënie të vlerës.
Skandali i cilësisë së karburantit
Ky fillim viti nisi me rritjen e çmimit të karburanteve. Konsumatorët në mënyrë të vazhdueshme shprehin shqetësimin se paguajnë jo vetëm shtrenjtë për karburantet, por cilësia e tyre, vijon të prodhojë probleme të njëpassnjëshme, duke shkaktuar defekte të cilat përkthehen në shpenzime ekstra për xhepat e tyre.
CIA: 1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria
Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë. Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd, sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.
Raporti
Financimi i universiteteve
Edhe pas kontestimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të universiteteve publike dhe shoqërisë civile, ministri i Arsimit ka theksuar se skema e financimit të universiteteve do të zbatohet këtë vit dhe ajo nuk do të pësojë asnjë ndryshim.
Nga fondet publike do të përfitojnë edhe universitetet private nëse studentët do të kërkojnë të vijojnë arsimin e lartë aty.