Arkiv-Lajme të përditësuara

Mbingarkesa në rrjet, CEZ: Ndërprerje në gjithë vendin

Postuar në 21 Janar, 2012 07:35

Edhe këtë të premte, për shkak të mbingarkesës CEZ shpërndarje njofton se do të ketë mungesë energjie elektrike në disa zona të Tiranës dhe qytet të vendit. CEZ njofton se me kërkesë të OST do të kryehen ndërpreje të alternuara për Kombinatin, Yzberishtin, Ndroqin, Vaqarrin dhe Mëzezin. 

CEZ, njofton gjithashtu se mbingarkesa e nënstacionit të Sharrës rëndon nënstacionin e Selitës, e për rrjedhoje do të ketë ndërprerje të alternuara për Selitën, Saukun, Kodrën e Diellit, bllokun Vasil Shanto dhe Tirane e Re. 

Shqipëria trukohej në Greqi

Postuar në 21 Janar, 2012 07:22

Bisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut. 

"Të pushtojmë gjykatat", protesta kundër ligjit për korporatat në SHBA

Postuar në 21 Janar, 2012 07:02

Me pankarta e parrulla në mbështetje të kauzës "Të pushtojmë Wall Street-in", dhjetëra aktivistë u bënë ballë temperaturave të akullta dhe u mblodhën para Gjykatës Supreme të SHBA për të protestuar kundër vendimit të mbiquajtur dhe "Qytetarët e Bashkuar" të marrë dy vjet më parë. Vendimi i 2010 u lejon korporatave dhe grupimeve private të shpenzojnë shuma të mëdha parash në fushatat politike me shumë pak  kufizime.

Linja e Tiranës së Re, nga 1 shkurti bileta 50 lekë

Postuar në 21 Janar, 2012 04:51

Linja e Tiranës së Re në kryeqytet ka ngjitur një njoftim për të gjithë udhëtarët e kryeqytetit. Nga data 1 shkurt hyn në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të biletës së transportit nga 30 në 50 lekë të reja.

Intervista e plotë e Berishës në Vizion Plus

Postuar në 20 Janar, 2012 18:18

Peza: Kemi hyrë në një vit të veçantë, në një vit historik, është viti i 100 vjetorit  të shpalljes së pavarësisë,  do të doja të dija se çfarë të veçante përveç atyre që ju keni deklaruar  në mbledhjen e Komitetit Shtetëror për këtë festë por edhe në mbledhje të ndryshme, çfarë  është ajo e veçantë që do të presin dhe do i bashkojë shqiptarët?

 

FMN: Risqe nga shkurtimet financiare

Postuar në 20 Janar, 2012 13:35

FMN dhe 10 organizma ndërkombëtare ekonomike kanë paralajmëruar kryetarët e shteteve për risqet e kursit të ashpër të kursimeve. 

"Shkurtimet financiare mund të rrezikojnë në periudhen afat-gjate zhvillimin dhe vendet e punës", thuhet në deklaraten e perbashket te nenshkruar perkrah emrash te tjere edhe nga shefat e Organizatës së Tregtisë së Lirë, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

SHBA, thirrje protestuesve rumunë të shmangin dhunën

Postuar në 20 Janar, 2012 13:15

 

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qytetarëve rumunë që të shmangin dhunën në protestat e organizuara nga shkurtimet buxhetore të qeverisë dhe nga masat e ashpra ekonomike.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e njerëzve për të protestuar dhe për të shprehur pikpamjet e tyre në mënyrë paqësore. Por u kanë bërë thirrje autoriteteve dhe protestusve që të tregojnë vetpërmbajtje.

Kriza frenon të ardhurat

Postuar në 20 Janar, 2012 13:02

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në nivelet më minimale të 20 viteve të tranzicionit ka ndalur rritjen e të ardhurave për frymë të qytetarëve shqiptar në raport me Bashkimin Europian. 

Muajin e kaluar Eurostat, agjencia zyrtare e statistikave të Bashkimit Europian, publikoi shifrat e mirëqënies për 27 vendet e unionit përfshirë dhe ekonomitë e rajonit tonë në proces integrimi. 

Monumentet e kulturës me qera

Postuar në 20 Janar, 2012 09:51

Pjesa më e madhe e objekteve të trashëgimisë kulturore në pronesi të shtetit që janë të vizitueshme, do të jepen me koncesion për biznesin. Afati i koncesionit do të luhatet nga 20 deri në 99 vjet, kur do të aplikohet forma e dhënies me amfiteozë. 

Rrezikojnë të shemben, 4 shkolla në Fier jashtë funksionit

Postuar në 20 Janar, 2012 09:31

Kater shkolla 9-vjeçare ne Qarkun e Fierit rrezikojnë të mbyllen nga Inspektoriati i Shëndetit Publik nëse nuk ndërhyhet për rikonstuksionin total të godinave të tyre. Mungesa e investimeve përgjatë 30 viteve  tashmë jo vetëm që i ka bërë jofunksionale këto godina por edhe të rrezikshme për nxënësit dhe mësuesit, pasi rrezikojnë të shemben. Kjo situatë e vështirë pranohet edhe nga Drejtoria e Arsimit të Fierit.   

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara