SHBA, thirrje protestuesve rumunë të shmangin dhunën

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qytetarëve rumunë që të shmangin dhunën në protestat e organizuara nga shkurtimet buxhetore të qeverisë dhe nga masat e ashpra ekonomike.
Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e njerëzve për të protestuar dhe për të shprehur pikpamjet e tyre në mënyrë paqësore. Por u kanë bërë thirrje autoriteteve dhe protestusve që të tregojnë vetpërmbajtje.
Rumunët kanë zhvilluar protesta masive antiqeveritare ditët e fundit kundrë masave të shkurtimeve buxhetore, ku përfshihet edhe një reformë e debatueshme shëndetësore. Protesta të ngjashme ka patur edhe në Greqi.
Protestuesit janë përleshur me policinë në disa prej demonstrimeve.
Ditën e djeshme rreth 7000 njerëz morën pjesë në një miting në Bukuresht, i cili u organizua nga partitë opozitare e ku u bë thirrje për dorëheqjen e presidentit Traian Basescu.
Shkurtimet buxhetore në Rumani janë ndërrmarë si pjesë e huasë prej miliarda dollarësh që vendi ka marrë nga Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Zëri i Amerikës
Add new comment