"Të pushtojmë gjykatat", protesta kundër ligjit për korporatat në SHBA

Me pankarta e parrulla në mbështetje të kauzës "Të pushtojmë Wall Street-in", dhjetëra aktivistë u bënë ballë temperaturave të akullta dhe u mblodhën para Gjykatës Supreme të SHBA për të protestuar kundër vendimit të mbiquajtur dhe "Qytetarët e Bashkuar" të marrë dy vjet më parë. Vendimi i 2010 u lejon korporatave dhe grupimeve private të shpenzojnë shuma të mëdha parash në fushatat politike me shumë pak kufizime.
Protesta u mbiquajt "Të pushtojmë Gjykatat" dhe u shtri në dhjetëra qytete amerikane në mbarë vendin. Pjesë e saj ishte dhe nënshkrimi i një peticioni për përmbysjen e vendimit të 2010. Në Washington, protestuesit brohorisnin "Të drejtat janë për njerëzit, jo për korporatat" dhe "Nga cila anë je?".
Disa dhjetëra protestues u ndaluan nga forcat e rendit. Sipas lëvizjes që organizoi protestën ishin gjithë- gjithë 25.000 njerëz që tubuan kundër vendimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Protestuesit shprehen të shqetësuar se miliarda dollarë përdoren për të shpëtuar bankat e tashmë janë kthyer për institucionet financiare në burime fitimesh të mëdha ndërsa amerikanët e mesëm nuk kanë pasur kurrfarë ndihme në përballjen me papunësinë e lartë dhe stagnacionin ekonomik.
Albanian Screen
Add new comment