Arkiv-Lajme të përditësuara

Hapja e qendrës së Tiranës, ulet me 30% ndotja e ajrit

Postuar në 22 Janar, 2012 13:37

Hapja e qendrës së Tiranës ka ulur me 30 për qind ndotjen e ajrit në kryeqytet. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë matjet e cilësisë së ajrit në muajt dhjetor dhe janar, ku ka pasur edhe fluks të madh të qarkullimit të automjeteve për shkak të festave dhe ka konstatuar një rënie të ndjeshme të gazrave të makinave dhe pluhurave, gjë që ka përmirësuar cilësinë e ajrit në kryeqytet. 

Dhuna, HRW: Iraku, më keq se një vit më parë

Postuar në 22 Janar, 2012 13:31

Organizata Human Rights Watch thotë se situata në Irak është shumë më keq nga ç'ka qenë një vit më parë, duke paralajmëruar se njerëzit po torturohen nëpër burgje sekrete. Në një raport të publikuar më herët gjatë ditës, grupi thotë se ka zbuluar një burg në të cilin të burgosurit rrihen, varen me kokë poshtë, e u bëjnë shok elektrik në pjesë të ndjeshme të trupit. 

Shkatërrohen monumentet në Shkodër, Luigj Gurakuqi pa shtëpi

Postuar në 22 Janar, 2012 08:49

Gjendja e fondit të monumenteve të kulturës në Qarkun e Shkodrës është e mjerueshme dhe ruajtja e atyre vlerave që kanë mbetur ende është e pamundur me një staf vetëm prej 14 punonjësish të këtij institucioni. Shtrirja e gjerë që kanë shtëpitë muze apo monument kulture nga Malesia e Madhe, Puka, Kukësi e Tropoja kërkojnë minimumi të kenë një mirëmbajtës në mënyrë që të evidentojë në kohë dëmet që mund të jenë shkatërruese për to. Aktualisht janë 3 shtëpi muze që janë shembur, pjesë e fondit të monumenteve të kulturës , njëra prej të cilave është shtëpia e Luigj Gurakuqit.

Raporti, HRW: Kosova më pak progres në 2011-ën

Postuar në 22 Janar, 2012 08:47

Organizata Human Rights Watch ka publikuar një raporti prej 676 faqesh për të drejtat e njeriut në botë, ku përmendet edhe situata në Kosovë. 
Raporti vlerëson se situata e të drejtave të njeriut ne Kosovë ka shënuar përmirësim të vogël gjatë vitit 2011. 
Sistemi i drejtësisë në Kosovë mbetet i dobët, me gjithë përpjekjet për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për korrupsion dhe për krime lufte. 

Qeveria ul rritjen ekonomike

Postuar në 22 Janar, 2012 08:45

Qeveria është detyruar të ulë me gati 1 për qind rritjen ekonomike për vitin 2011 për shkak se ekonomia po ecën më ngadalë nga vlerësimet zyrtare. 

Në mbledhjen e fundit, që mbajti pak ditë më parë ku miratoi kuadrin e ri makroekonomik e fiskal, Këshilli i Ministrave e zbriti rritjen ekonomike për 2011-ën nga 3.9 për qind në 3 për qind. 

Virusi nëpërmjet seksit, dyfishohen rastet me HIV dhe Hepatit B

Postuar në 22 Janar, 2012 06:41

Dyfishohen rastet e të prekurve me virusin e HIV-it gjatë vitit 2011 në krahasim me një vit më parë, pasi janë shënuar 72 raste të reja kundrejt 36 të diagnostikuarve në 2010. Epidemiologu, pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Halil Stana thotë se gjysma e të prekurve të 2011 janë nga kryeqytetit. 92 përqind e tyre e kanë marrë virusin në rrugë sekuale.

Shkurtime në pediatri, 'gërshërë' stafit dhe shtretërve

Postuar në 22 Janar, 2012 05:59

Pavioni i pediatrisë në spitalin e Gjirokastrës prej 16 vjetësh funksionon pa repartin e reanimacionit.Edhe pse fluksi në këtë spital nga viti në vit ka ardhur në rritje përsëri aty është shkurtuar numri i shtretërve dhe i stafit mjeksor. Kështu nga 80 shtretër që kanë qenë më parë aktualisht në pavionin e pediatrisë ka vetëm 20 të tillë po ashtu edhe i stafi i infermierëve që shërbejnë aktualisht është i reduktuar.

Greqi, asnjë marrëveshje për prerjen e borxhit, ikën përfaqësuesi i bankave

Postuar në 21 Janar, 2012 11:33

Ndaluan sot bisedimet midis qeverisë dhe përfaqësuesit të Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF) Charles Dalaras për çështjen e shkëmbimit të bonove (PSI), pas disa diferencave mes tij dhe kryeministrit Papadhimos. 

Marrëveshja mbi PSI nuk ka gjasa që të arrihet përpara javës së ardhshme, tha për Reuters një burim i afërt me negociatat, duke shtuar se Charles Dalaras dhe këshilltari special Jean Limier ikën në Paris, pas dy ditë bisedimesh. 

Egjipt, partia islamike Vëllazëria Myslimane fiton zgjedhjet

Postuar në 21 Janar, 2012 11:31

 

Partia islamike Vëllazëria Muslimane shpalli fitoren si grupi më i madh në parlamentin e ri të Egjiptit, dy ditë para takimit të parë të Kuvendit dhe të 1 vjetorit të fillimit të kryengritjes që rrëzoi Hosni Mubarak. "Aleanca e udhëhequr nga Vëllazëria Muslimane dhe partia e Drejtësisë fitoi 47 për qind, ose 235 nga 498 vende në dhomën e ulët",- tha sot zëdhënësi i partisë, Ahmed Sobea. 

1280 objekte në shitje, këtë vit Albpetrol dhe 4 HEC-e

Postuar në 21 Janar, 2012 11:11

Më shumë se 400 objekte shtetërore të nxjerra në shitje janë privatizuar tashmë dhe një numër më i madh se ky është në proces. Drejtues në ministrinë e Ekonomisë thanë për "Albanian Screen" se brenda këtij viti pritet që të mbyllet ky proces, pasi dosjet e objekteve janë gati.  

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara