Greqi, asnjë marrëveshje për prerjen e borxhit, ikën përfaqësuesi i bankave

Postuar në 21 Janar, 2012 11:33

Ndaluan sot bisedimet midis qeverisë dhe përfaqësuesit të Institutit Ndërkombëtar të Financave (IIF) Charles Dalaras për çështjen e shkëmbimit të bonove (PSI), pas disa diferencave mes tij dhe kryeministrit Papadhimos. 

Marrëveshja mbi PSI nuk ka gjasa që të arrihet përpara javës së ardhshme, tha për Reuters një burim i afërt me negociatat, duke shtuar se Charles Dalaras dhe këshilltari special Jean Limier ikën në Paris, pas dy ditë bisedimesh. 

Z. Dalaras shkoi në Paris për konsultime të mëtejshme me mbajtësit e obligacioneve të qeverisë greke dhe kontaktet do të vazhdojnë në rrugë telefonike. 

"Gjërat janë të komplikuara, ne kemi ardhur më afër numrave, por ka shumë punë përpara," vuri në dukje burimi. 

Komplikimet në bisedimet qëndrojnë kryesisht te normat e interesit në obligacionet e reja. Vende të Bashkimit Evropian kërkojnë norma shumë më të ulëta interesi të bonove të reja, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e borxhit grek. Gjermania, Finlanda, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë që norma mesatare e ponderuar të reduktohet në 3,5%, kundrejt 4,2%, që figuronte në marrëveshjen origjinale. 

Instituti Financiar Ndërkombëtar (IIF) kishte njoftuar mbrëmë në një deklaratë, se një marrëveshje për shkëmbimin e bonove është afër përfundimit, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të veprojnë "me vendosmëri" për ta finalizuar. 

Sipas Institutit, “marrëveshja do të kontribuojë për "stabilitetin ekonomik në Greqi, Evropë dhe në ekonominë botërore". 

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.