Virusi nëpërmjet seksit, dyfishohen rastet me HIV dhe Hepatit B

Dyfishohen rastet e të prekurve me virusin e HIV-it gjatë vitit 2011 në krahasim me një vit më parë, pasi janë shënuar 72 raste të reja kundrejt 36 të diagnostikuarve në 2010. Epidemiologu, pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Halil Stana thotë se gjysma e të prekurve të 2011 janë nga kryeqytetit. 92 përqind e tyre e kanë marrë virusin në rrugë sekuale.
"72 raste që i përkasin vitit 2011, nga të cilat Tirana ka pasur 34 raste. 92 përqind e tyre janë marr me rrugë seksuale. Sot janë 161 raste në mjekim, nga të cilët 14 janë fëmijë dhe të tjerët janë të rritur", tha Halil Stana, Epidemiolog, DSHP, Tiranës.
Po kështu ka patur dhe një numër të madh personash të diagnostikuar me hepatite, përkatësisht 88 me hepatitin B dhe 8 me C. Ndërsa të sëmurë dhe jo thjesht mbartës me hapatitin B rezultojnë 30 persona. Edhe qendra e transfuzionit të gajkut është përballur vitin e shkuar me 500 persona mbartës të hepatit B duke i përjashtuar ata nga lista e dhuruesve të gjakut.
"Nga qendra e VCT janë bërë analiza dhe kanë rezultuar 89 raste me hepatit B, që nuk janë të sëmurë po janë burim infeksioni për të dhënë të tjerëve. Nga Qendra Kombëtare e Konservimit të Gjakut nga analizat e kryera vetëm në Tiranë janë përjashtuar 592 veta për të mos dhuruar gjak, për të cilët pjesa më e madhe është hepatiti B", tha Stana.
Specialistët e shëndetësisë për këta të prekur këshillojnë mjekim të dhënë nga mjeku dhe jo vetëmjekim. Të gjithë këta persona gjithashtu duhet të kryejnë marrëdhënie sekuale të mbrojtura dhe të kryejnë analiza përpara se të vendosin të sjellin në jetë një fëmijë.
Albanian Screen
Add new comment