Arkiv-Lajme të përditësuara
Punonjësit e shëndetësisë pa paga për dhjetorin, paralajmërojnë grevë
Punonjësit e sistemit shëndetësor kanë paralajmëruar nisjen e një greve një-orëshe ditën e martë të javës së ardhshme, pasi nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit.
Sindikata paralajmëroi sot përshkallëzim të grevës në ditët në vijim nëse qeveria nuk merr masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi.
Femrat, shkelëset më të mëdha të “anti-duhanit”
Gjobat e vendosura për shkeljen e ligjit antiduhan kanë nisur që të paguhen. Kjo deklaratë është dhënë nga kryetari i grupit task-forcë, Roland Shuperka. Në total janë vendosur 197 gjoba për subjektet që kanë shkelur ligjin, 31 prej tyre janë paguar brenda fatit 10 ditor, duke shmangur kamatë vonesën prej 2% që shtohet çdo ditë.
Shkup, brohoritje raciste antishqiptare gjatë ndeshjes
Brohoritjet dhe këngë ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga pjesëtarët e kombëtares së hendbollistëve maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të ndeshjes me Çekinë, raporton INA.
Lojtarët maqedonas, u përfshinë bashkë me tifozët në gëzimin e fitores në kuadër të Kampionatit Europian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi duke vërshuar lumë thirrjesh raciste kundra shqiptarëve..
Shqipëria në rrezikun e financimit
Në listën 30 vendeve në zhvillim, Banka Botërore e klasifikon Shqipërinë të tretin vend më të rrezikuar nga ngërci global i financimeve.
Gazeta e mirënjohur “Financial Times”, duke iu referuar raportit të fundit të Bankes Botërore mbi gjendjen e ekonomisë botërore, të quajtur perspektiva globale, vëren se ekonomia shqiptare është në një pozicion të dobët dhe e rrezikuar fort nga kriza e Eurozonës.
Krijohet Forumi Rinor për personat me aftësi të kufizuar
Të rinjtë me aftësi të kufizuara kanë ngritur të parin forum civil, në mbrojtje të të drejatve të tyre. Përfaqësuesit e këtij forumi janë shprehur se krijimi i tij vjen si pasojë e nevojës për të kontribuar në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballen.
Antiduhani, 198 gjoba të vendosura nga Task Force
Nga 198 gjoba të vendosura në total nga Task Force për zbatimin e ligjit antiduhan, 31 prej tyre janë paguar vullnetarisht, tha sot Roland Shuperka, kryetar i Task-Force për zbatimin e ligjit antiduhan dhe mbrojtjen e të miturve nga konsumimi i alkoolit.
Sipas tij, 122 gjoba kanë dalë titull ekzekutiv nga gjykatat e rrethit dhe po vilen nga përmbarimi privat, i cili brenda 10 ditësh bën ekzekutimin e këtyre gjobave me vlerë 91 mijë. Pjesa tjetër e gjobave, rreth 45 të tilla, pritet t’i shkojnë Gjykatës së Rrethit Tiranë për t’u kthyer në urdhër ekzekutiv.
Moti i keq, mbyllen shkollat në Korçë
Drejtoria Arsimore në Korçë ka vendosur të mbyllë shkollat dhe kopshtet deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas informacioneve të fundit drejtori i Arsimit në këtë qytet Arben Belba njoftoi vendimin për shkak të temperaturave tepër të ulëta që kanë përfshirë zonën ditët e fundit.
Danezët vendosin Shengenin sërish nën presion
Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmstrom përballet me një tjetër sfidë të inicuar nga Danimarka mbi udhëtimin në vendet e Shengenit. Problemi u ngrit pas mosmarrëveshjeve mes Danimarkës nga njëra anë dhe Finlandës, Francës dhe Gjermanisë në krahun tjetër të cilat kanë përfaqësuar interesat daneze në ato vende ku Danimarka nuk ka pasur përfaqësim diplomatik.
Taksistët e Tiranës protestë kundër informalitetit
Taksistët e kryeqytetit kanë protestuar sërish kundër informalitetit. 850 taksi të verdha janë rreshtuar përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke kërkuar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse ndaj informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.
Ata i kërkojnë bashkisë së Tiranës të marr masa ndaj taksive të palicencuara dhe që nuk paguajnë taksa. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe lehtësira në rrugët e Tiranës për qarkullimin. Protesta është organizuar nga shoqata e taksistëve dhe do të vijojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Albanian Screen
Raporti, BB: Shqipëria të përgatitet për rënie ekomomike
endet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës.
Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien.