Raporti, BB: Shqipëria të përgatitet për rënie ekomomike

Postuar në 19 Janar, 2012 04:53

endet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës.

Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien.

Rajoni thuhet në raport do të goditet edhe për shkak të dobësimit të lidhjeve me vendet e Bashkimit Europian, të cilat përballojnë më shumë se gjysëen e eksporteve të tij.

Kështu pritet të pësojnë goditje ekspertët e vendeve si Rumania, Lituania, Letonia, por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, të cilat kanë një eksposim të lartë tregetar me vendet e BE. Raporti konstaton gjithashtu se fluksi i remitancave për Shqipërinë është rreth 10% i PBB, por ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadallësim i rritjes ekonomike i Eurozonës.

Duke filluar nga viti 2000 Bankat Europiane filluan të rrisin me një shpejtësi të lartë ekspozimin e tyre në vendet në zhvillim dhe tani vlera e borxheve të huaja në këto vende arrin në 2.4 trilion dollarë. Këto borxhe përbëjnë rrezik kur kalojnë 25% të GDP-së (prodhimit të brendshëm të vendit).

Shqipëria është e rrezikuar pikërisht për këtë gjë, pasi ka prekur pothuajse nivelin e 60% të GDP-së. Kjo natyrë ekspozimi sipas BB mund të sjellë rrezik në kreditimin e brendshëm, dobësimin e fluksit të kapitalit
ndërkombëtar, tërheqjen e investitorëve, por dhe rritjen e kostos së huamarrjes.

Raporti evidenton si më të rrezikuarën nga problemi i borxhit, Turqine kurse për vende si Shqipëria, Bjellorusia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia për shkak të borxhit afatshkurtër dë të ndiejnë nevojën e kreditimit nga Banka Botërore.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.