Arkiv-Lajme të përditësuara

Financimi i universiteteve

Postuar në 15 Janar, 2012 09:41

Edhe pas kontestimeve të njëpasnjëshme të përfaqësuesve të universiteteve publike dhe shoqërisë civile, ministri i Arsimit ka theksuar se skema e financimit të universiteteve do të zbatohet këtë vit dhe ajo nuk do të pësojë asnjë ndryshim. 

Nga fondet publike do të përfitojnë edhe universitetet private nëse studentët do të kërkojnë të vijojnë arsimin e lartë aty.

Greqi, sondazh:Partia e Samaras përpara, Papandreu merr pikë

Postuar në 15 Janar, 2012 09:08

ATHINE - Përmbysje dhe të papritura kanë sjellë rezultatet e sondazhit të “Public Issue”, publikuar nga SKAI. 

Shkalla e mbështetjes

“Demokracia e re” e Antonis Samaras kryeson me më shumë se 16 pikë nga PASOK, por sërish pa qenë në gjendje për të formuar e vetme qeverinë. 

Tipari kryesor i Barometrit të parë për vitin 2012, është rritja shpërthyese e partisë "E majta Demokratike" e Fotis Kouvelis. Me 13.5% të mbështetjes, kjo parti është duke u bërë një forcë e tretë, ndërsa Partia Komuniste është në vendin e katërt me 12.5%. 

Lejet e ndërtimit, konflikti bashki-hipotekë

Postuar në 15 Janar, 2012 03:55

Karta elektorale e kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës ishte zgjidhja e problemit të qindra pallateve që nuk kishin hipotekë, duke premtuar zhbllokimin e ngërçit brenda harkut kohor prej 6 muajsh. 

Natyrisht që premtimi u prit mirë nga ndërtuesit dhe familjet e mijëra apartamenteve “pa vlerë” për aq kohë sa nuk kishin certifikatën e pronësisë. 

Martesat e të miturave, gjykata i lejon për shkak të fëmijëve

Postuar në 15 Janar, 2012 03:52

Janë vetë të mitura, por gjykata jep leje të martohen, për të ligjëruar fëmijën që ata presin të sjellin në jetë. Me kërkesë të familjarëve të fëmijëve-nëna, gjykata, mbështetur në një dokument mjekësor, celebron martesën e tyre.

"Gjatë vitit 2011 në gjykatën e Tiranës janë regjistruar 5 kërkesa për lejim martese. Kodi i familjes, përkatësisht neni 7 i tij, lejon martesën midis dy personave, që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Në raste të veçanta lejohet dhe martesa mes një minoreneje dhe një personi 18 vjeç", shprehet Bujana Tanica, zëdhënëse e gjykatës së Tiranës.

Energjia, industria e rëndë drejt kolapsit

Postuar në 15 Janar, 2012 03:48

Ishte paralajmëruar me kohë nga shoqëritë e industrisë së rëndë se ligji i ri për energjinë do të shkaktonte pasoja tepër negative për bizneset e tyre, me efekte natyrisht edhe sociale. 

E përditshmja “Shqip” lajmëron se që prej datës 1 janar, kompanitë private, të cilësuara nga ERE si klientë të kualifikuar, që furnizohen në rrjetin 220 kilovolt dhe me konsum vjetor prej 50 milionë kilovatësh, duhet ta sigurojnë vetë energjinë elektrike në treg të hapur dhe jo më ta blejnë te CEZ-i, me çmime të ulëta. 

Formulari "online", propozim i ri për maturantët

Postuar në 14 Janar, 2012 10:00

Ndryshe nga vitetet e kaluara, maturantët këtë vit mund ti plotësojnë formulartë a1, a2 dhe az "online". Ky është një nga propozimet e autoriteteve të arsimit, me të cilin po punohet, që ai të jetë funskional për të rinjtë duke filluar që nga ky vit. Detajet i bën publike për "AS", drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj.

"Sivjet do të jetë viti i parë që do jemi në një moment të tillë, që maturanti vjen pas përfundimit të një cikli të ri programi. Një e re tjetër do të jetë aplikimi "on line" i formularit",- tha Harizaj

Negociata pa rezultat. Papademos: Situata kritike

Postuar në 14 Janar, 2012 08:27

Në përfundim të dy ditëve negociata për shkëmbimin e bonove greke dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për reduktimin e borxhit me 50 për qind, kryeministri grek, Lucas Papademos e konsideroi situatën kritike. Bisedimet mes autoriteteve të Athinës dhe bankave që e kanë kredituar atë, nuk arritën rezultate, por palët shpresojnë të rinisin negociatat javën e ardhshme. Palët janë të ndara në lidhje me nivelin e interesit që Greqia do të paguajë, gjë që përcakton edhe sesa shumë do të goditen bankat nga pranimi i humbjeve me zhvlerësimin e bonove. 

INSTAT: Ushqimet në dhjetor u rriten me 2.3 %

Postuar në 14 Janar, 2012 08:25

Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për ushqime gjatë muajit dhjetor jo vetëm në raport me një muaj më parë, por dhe në krahasim me vitin 2010 si pasojë e rritjes së çmimeve sidomos për festat. 

Në faqen zyrtare të Institutit të Statistikave është publikuar indeksi i cmimeve të konsumit për muajin dhjetor 2011 sipas të cilit, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2011, arriti 111.4 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007, duke shënuar një rritje prej 1.0 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm. 

Presidencialet e Francës, media: Sarkozi në mision të pamundur

Postuar në 14 Janar, 2012 04:44

 Kanë mbetur edhe 100 ditë nga mbajtja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe Nikolas Sarkozi përballet me atë që shumë analistë e cilësojnë si përpjekje në një mision të pamundur, të fitojë mandatin e dytë në krye të Shamps Elizesë. Sarkozi tashmë e ka urgjente të nisë ngjitjen në klasifikim, pasi sondazhet e nxjerrin atë në pozita të ulta, të paprecedenta dhe i duhet t?i sigurojë vetes një mbështetje të konsiderueshme për të kaluar në raundin e dytë të votimeve.

Shqiptarët paguajnë më shumë në rajon

Postuar në 14 Janar, 2012 04:37

Pavarësisht se kemi hyrë në vitin 2012, plot 20 vjet nga liberalizimi i ekonomisë, mungesa e dritave dhe cilësia e shërbimit janë vetëm një pjesë e problemit të madh energjetik që hasin shqiptarët.

Bashkë me këto kosto psikologjike, na duhet të përballemi edhe me koston ekonomike të shpenzimit për konsumin e dritave, e cila në 6 vitet e fundit ka pësuar një rritje me të paktën 30 për qind dhe akoma kërkohet nga kompanitë shtetërore dhe private shtrenjtim i faturës, me argumentin se shitet nën kosto.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara